Fatos Nano: Debati per transparencen, shterpe Qamil Xhani
Me nje qendrim mbi palet dhe apel per gjetjen e konsensusit ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partise Socialiste Fatos Nano, ka kerkuar dje nga klasa politike qe te bashkepunoje me nderkombetaret, per te arritur standardet evropiane. Me nje ironi te lehte per te majten dhe me mungesen e arritjeve konkrete nga nderkombetaret dhe mazhoranca, Nano ka theksuar se duhen nxitur te tria palet, mazhoranca, opozita dhe nderkombetaret qe te punojne per integrimin e vendit. Duke e cilesuar si nje konflikt shterp debatin per transparencen, nga Gjirokastra, ku ndodhje ne ceremonine e shpalljes se te atit, “Qytetar Nderi” i Lunxherise, Fatos Nano ka thyer heshtjen duke kerkuar konsensus. “Ne vorbullen e konfliktit shterpe te politikes, kerkoj dhe nxis perfaqesuesit te ngrihen mbi palet konfliktuale te se kaluares dhe ta ndertojne politiken e pales evropiane ne Shqiperi dhe ne te mire te Shqiperise”, deklaroi Nano dje per mediat. Ish drejtuesi i se majtes ka analizuar gjithe aktoret kryesore ne vend, te cilet kane per detyre funksionimin normal te vendit ne funksion te integrimit. “Sot jane tre pale ne skenen politike shqiptare. Flas per pale jo per parti. Pra, mazhoranca qendrore, opozita, qe vende -vende eshte ketu ne Gjirokaster, eshte ne mazhorance vendore, jane dhe nderkombetaret. Qe te gjithe thone mezi i kemi. Duhet te vazhdojme te nxisim, pa pritur gjate qe keto tre pale te bejne punen”, u shpreh Nano. Duke bere nje paralelizem me gjinite e artit skenik, Nano nuk ka hezituar ta cilesoje opoziten ne nje force qe eshte vene ne pozita tragjike, ndersa mazhorancen ne pozita komike. Ai i u shpreh se, duhet nje bashkepunim i ngushte me nderkombetaret dhe dy aktoreve kryesor te vendit per te cuar Shqiperine me afer BE-se. “Ne artin skenik dhe ne marredheniet e kultures me publikun njihen tre kategori; drama, komedia dhe tragjedia. Ne rastin e tre paleve qe permenda njera eshte ne pozita komike dhe kjo eshte qeveria, sepse ka mese, ka se ku, po s’ka me ke. Pala tjeter eshte ne pozita dramatike dhe kam frike se jane nderkombetaret, se kane me se, kane me ke, por s’kane se ku. Ka nje pale tjeter eshte ne pozita tragjike, flas per opoziten, kane se ku, kane me ke, po s’kane me se. Po pres qe ata qe kane me se te behen partnere me ate qe kerkojne me ke dhe ta bejme kete vend me ne fund jo vetem anetar te NATO-s, por edhe te Bashkimit Evropian qe fillon ketu ne kufijte tuaj”, u shpreh Nano. Liberalizimi i vizave eshte nje ceshtje tashme e perfunduar per ish-kryeministrin Fatos Nano. Ne prononcimin e dhene dje per mediat, Nano ka theksuar se kjo eshte nje arritje e gjithe shqiptareve dhe per realizimin e saj kane punuar te gjitha qeverite. Por lideri historik i se majtes ka theksuar se ne fazen aktuale ne te cilen ndodhet procesi, askush nuk mund ta pengoje. “Nuk eshte me nje ceshtje e asnjeres pale, nuk mund te privatizohet e te shqyhet. Jemi tashme ne nje proces te pakthyeshem qe e ka bekuar Shqiperia dhe Perendia dhe askush nuk mund t’i vere sterkembesin”, deklaroi ish-kryeministri Fatos Nano.
Ironia e Nanos
“Ne artin skenik dhe ne marredheniet e kultures me publikun njihen tre kategori; drama, komedia dhe tragjedia. Ne rastin e tre paleve qe permenda njera eshte ne pozita komike dhe kjo eshte qeveria, sepse ka me se, ka se ku, po s’ka me ke. Pala tjeter eshte ne pozita dramatike dhe kam frike se jane nderkombetaret, se kane me se, kane me ke, por s’kane se ku. Ka nje pale tjeter eshte ne pozita tragjike, flas per opoziten, kane se ku, kane me ke, po s’kane me se. Po pres qe ata qe kane me se te behen partnere me ate qe kerkojne me ke dhe ta bejme kete vend me ne fund jo vetem anetar te NATO-s, por edhe te Bashkimit Evropian qe fillon ketu ne kufijte tuaj”, u shpreh Nano