E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Xhacka: Jaaferat korruptive tëdeputetes Vokshi

TIRANë- Partia Socialsite ka vazhduar akuzat ndaj deputetes së PD, Albana Vokshi. Përsëri sot me anë të deputetes Olta Xhaçka, ka nxjerrë fakte mbi pasurimin korruptiv të deputetes Vokshi. Kjo e fundit, sipas PS në kohën kur ka punuar si Këshilltare e Kryeministrit i ka dhënë kompanisë së babait të fëmijëve të saj, kontrata konçesionare në tre fusha prodhimi nafte dhe një gazi natyror. Kjo në konflikt të hapur interesi me detyrën e zonjës Vokshi.

“Duam të bëjmë publike sot disa fakte të tjera mbi pasurinë e fshehur të ish-këshilltares ekonomike të Kryeministrit Berisha, sot deputete e Partisë Demokratike. Bashkeshorti i zonjës Vokshi, babai i fëmijës së saj është një nga aksionerët kryesorë të një kompanie të regjistruar në ishujt Kajman, e cila aktualisht vepron në fushën e nxjerrjes së naftës dhe gazit natyror në Shqipëri. Siç thuhet edhe në faqen zyrtare të kësaj kompanie, Stream Oil u krijua për të shfrytëzuar rezervat e naftës në Shqipëri. Sot kjo kompani, megjithëse është regjistruar në bursën e Torontos zhvillon aktivitetin e saj vetëm në Shqipëri.
Arian Tartari, bashkëshorti i zonjës Vokshi është një nga dy aksionerët e vetëm me të drejta vendimarrjeje në këtë kompani, ku zotëron 12% të aksioneve apo në vlerë monetare rreth 3 milion e gjysëm dollarë amerikanë, pasuri kjo e padeklaruar prej znj. Vokshi. Mund ta vërtetoni këtë në deklaratën e takimit të aksionerëve”, - deklaron deputetja e PS.

Sipas PS, deputetja Vokshi i ka dhënë burrit të saj miliona dollarë pasuri publike, në konflikt të pastër interesi me postin e saj të dikurshëm, si këshilltare e kryeministrit
“Kjo është qeveria që zotohet të luftojë korrupsionin, e cila nuk ka bërë gjë tjetër veç e ka kthyer në normë”, - thekson Xhacka.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›