DASH raport kundërterrorizmit: Në 2010s'u ngri asnjë aset
WASHINGTON-Departamenti amerikan i Shtetit deklaron se asnjë aset i dyshuar për financimin e terrorizmit nuk është ngrirë këtë vit, në bazë të ligjit për ngrirjen e pasurive që financojnë terrorizmin. “Përpjekjet e qeverisë në luftën kundër terrorizmit pengohen nga mungesa e infrastrukturës dhe e të dhënave për t’i përpunuar dhe menaxhuar rastet e tilla”- thuhet në raportin që departamenti amerikan publikoi sot në kuadër të luftës kundër terrorizmit.
Raporti konstaton se në tetor të vitit të kaluar ministria e Financave kishte deklaruar se kishte ngrirë asestet e 6 individëve dhe të 14 fondacioneve dhe kompanive të përfshira në listën e 1267 personave në listën e terroristëve të shpërndarë nga SHBA.
Në kuadër të luftës kundër terrorizmit raporti përmend procesin në gjykim e sipër ndaj pronave të Jasin al Kadi , i akuzuar për financim të terrorizmit. Si dhe rasti i arrestimit të Artan Kristos të akuzuar për thirrje dhe propograndë për veprime terroriste. Më parë
Kristo kishte qenë një i dyshuar për vrasjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Komunitetit mysliman ne Shqiperi, Sali Tivari në janar të vitit 2003.
Departamenti amerikan i shtetit vlerëson si pozitive përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar kufijtë dhe të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Në raportin e përvitshëm të këtij departamenti thotë se Shqipëria po punon në mënyrë agresive me SHBA-në dhe vendet e tjera për të luftuar terrorizmin.
Raporti thotë se “Shqipëria ka premtuar të rrisë trupat në Afganistan dhe të ngrijë llogaritë bankare që kanë të bëjnë me pastrim parash dhe financimin e terroristëve, dhe në mënyrë agresive po punon me SHBA- në dhe vendet e tjera për të luftuar terrozimin.”
“Shqipëria ka bërë progres në identifikimin e dobësive në pikat kufitare dhe detare, por qeveria dhe forcat e policisë vazhdojnë të përballen në forcimin e sigurisë së kufijve dhe të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.”- thotë raporti.
(s.g/balkanWeb)