Protesta e metalurgëvereagon Kurum:Cështja në gjykatë
ELBASAN- Pas protestës së punonjësve të kompanisë turke Kurum për sigurimin e kushteve në punë si dhe pas përshkallëzimit të protestës në grevë, për shkak të dhunës së ushtruar nga drejtues të kompanisë “Kurum” ndaj një prej punonjësve të uzinës, vjen edhe reagimi nga vetë kompania.
Koray Zeytinologu, administrator i Kurum ka deklaruar se greva e punonjësve dhe protestat e tyre të njëpasnjëshme janë të paligjshme, ndërsa i bën thirrje sindikatave, “të ndërpresin përshkallëzimin e grevës, pasi Kurum i ka siguruar punonjësve respektimin maksimal të kontratave. Ndër të tjera sqarohet se Kurum, duke e quajtur të paligjshme protestë i është drejtuar edhe gjykatës.
Sipas administratorit të Kurum, vazhdimi i protestave krijon pasiguri dhe e detyron kompaninë “në mbylljen e aktivietetit industrial”.
(m.a/BalkanWeb)