E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: PS te kerkoje ndjese qe nuk e votoi rritjen e pensioneve Eva Gjura

Vendimi per rritjen e pagave dhe e pensioneve, si dhe shperblimi i fundvitit per pensionistet dhe administraten, kane qene dje kryefjala e diskutimit te kryeministri Berisha ne mbledhjen e radhes se qeverise. Berisha beri te ditur, se per te gjithe pensionistet, shperblimi per kete fund vit do te jete 2 mije leke dhe nga ky vendim perfitojne 560 mije pensioniste, me nje vlere te pergjithshme 12 miliarde leke. Per kryeministrin, vendimi per shperblimin e pensionisteve, sado modest, eshte nje akt respekti e mirenjohjeje per punen e perkushtimin, qe ata kane dhene nder vite. Duke u ndalur tek reagimet negative te opozites pas publikimit te lajmit per shperblimin e pensionisteve per fundvit, kryeministri u shpreh, se ishte per te ardhur keq, kur shikoje media te kontrolluara nga opozita, te cilat dezinformonin ne menyre shume te pandershme pensionistet shqiptare dhe shkuan deri aty, sa t'i pergjysmojne dhe t'i perdorin per qellime dezinformuese deklaratat e ministrit te Financave, duke krijuar nje shqetesim teresisht te pabaze tek pensionistet shqiptare. Per kryeministrin, qendrimet e opozites jane dashakeqe dhe ajo duhet t'u kerkoje ndjese pensionisteve, pasi gjate ketyre viteve nuk ka votuar dhe miratuar asnjehere vendimin per rritjen e pensioneve dhe nuk ka hartuar kurre, asnje amendament per te kerkuar rritjen e pensioneve. "Ndaj ftoj opoziten, e cila nuk votoi per rritjen e rrogave e te pensioneve, apo nuk kerkoi shperblimin e pensionisteve ne fund te vitit, te pakten te kerkoje ndjese publikisht dhe te mesoje se edhe ndjesa eshte dhunti e njeriut te qyteteruar. Uroj, qe te kerkojne ndjese se nuk miratuan ne parlament rritjen e rrogave dhe pensioneve, te kerkojne ndjese, se perhapen lajmin dezinformues, te pandershem, me te cilin donin te merzisnin e te rrisnin trysnine psikologjike tek pensionistet, ne nje kohe kur ata do te shperbleheshin", tha Berisha. Sipas kreut te qeverise, "cdo vit opozita ka kerkuar te mos rriten pensionet dhe ka votuar kunder rritjes se tyre. A mbani mend te kete sjelle opozita ndonje amendament per te rritur pensionet e rrogat? Sigurisht, qe jo". Per kreun e qeverise, mos votimi nga opozita per rritjen e rrogave dhe pensioneve, eshte nje shpirtkazmeri dhe, qe rrjedh nga interesat per votat. "Opozita nuk votoi rritjen e pensioneve dhe rrogave, deshmi e nje lloj shpirtkazmerie, qe rrjedh kryekeput nga interesi per vota dhe ngaqe jane shume te interesuar per votat, mendojne se rritja e rrogave e pensioneve, apo keto shperblime do te konvertohen ne to", tha Berisha. Duke mbetur tek vendimi per rritjen e rrogave dhe pensioneve, kryeministri ka bere edhe nje sqarim tjeter lidhur me qendrimin e FMN. Sipas Berishes, FMN nuk e miraton rritjen e rrogave, por qeveria nuk mund te pranoje kete qendrim. "Kundershtimi nga institucione nderkombetare per rritjen e rrogave e pensioneve, nuk eshte marre e nuk mund te merret parasysh nga kjo qeveri. Ata jane partnere te shkelqyer e ne kemi nje mirenjohje te pakufishme ndaj punes e kontributit te tyre, por ne jemi te detyruar te mbajme parasysh edhe interesat me te ngushte, me imediate te punonjesve te administrates shqiptare dhe te pensionisteve shqiptare dhe nuk ka interes me imediat, se rritja e rrogave dhe pensioneve, gje te cilen ata e kane te domosdoshme. Ne asnje rrethane, qeveria nuk mund te pranoje, qe te ulet niveli i jeteses", u shpreh kreu i qeverise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›