E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama i çon te Balla pallatet, për të sharruar katet

19-01-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha ironizon deklaratat e bashkëshortes së Edi Ramës, Linda Basha në një emision televiziv

Kryeministri Sali Berisha ka ironizuar jo pa qëllim deklaratat e Linda Bashës në një emision televiziv, për të shpjeguar akuzat e PD, për një pallat 5 katësh.
Kryeministri iu referua pikërisht pretendimeve të saj për katet e pallatit, duke u shprehur se, Rama i çon te Balla pallatet, për t’i sharruar katet.
“Sot në mëngjes, këshilltari im për çështjet e territorit dhe të urbanistikes po më informonte për rendin e ditës. Dhe në këtë pikë, ato ndërtimet që ishin parashikuar 3 katëshe të zbrisnin në 2 katëshe. Erla u thotë - mirë që i sjell këtu! Po ku t’i çojë? – i them unë. Mund t’i çojë te Balla për të sharruar katet, se atje i çon Rama kur ka për të sharruar katet”, u shpreh Berisha.
Komentet e tij, kryeministri i bëri gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit ku po diskutohej studimi urbanistik për ndërtimin e resorteve turistike në zonën e Gjirit të Lalzit.
Pas prezantimit, nga përfaqësuesja e kompanisë, Kryeministri Berisha përgëzoi firmën e ndërtimit që kërkon të jetë në një dimension sa më njerëzor në këto ndërtimet turistike. Ky projekt shtrihet në qendrën e Gjirit të Lalzit, një fshat turistik me një hotel të një firme të njohur ndërkombëtarë me pesë yje, vila e apartamente të specifikimeve më të larta dhe shërbimeve luksoze. Rishikimi synon nuk prek parametrat e zhvillimit që janë në fuqi. Investitorët kanë në vëmendje edhe zhvillimin ekonomik të zonës, duke pasur prioritet punësimin e banorëve të kësaj zone, nga bashkia Sukth.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›