E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Parlamenti s'mund te dale mbi institucionet

Kryeministri Berisha e ka konsideruar bojkotin e Parlamentit nga ana e opozites, si nje perpjekje e deshtuar e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama per te penguar liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare. Ne menyre te perseritur Berisha ka theksuar se humbja e zgjedhjeve parlamentare ka bere qe kryetari i PS-se te humb cdo arsyetim logjik dhe te pengoje me dashje vizat e liberalizuara dhe integrimin e metejshem te vendit ne Bashkimin Evropian. Por pervec kesaj, kryeministri i ka bere thirrje opozites qe vije ne Parlament, per interesin me te mire te qytetareve shqiptare, por edhe te vete kesaj partie, si opozita me e madhe ne vend. Berisha tha se karriget e opozites jane ne parlament dhe ato nuk i prek tani, dhe perfaqesuesit e saj mund te kthehen kur ta shikojne te arsyeshme aty. Nderkohe ai u shpreh se nuk mund te dale mbi gjykatat, duke refuzuar mbeshtetjen per hapjen e kutive nga komisioni i hetimit ne Parlament.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›