"Rama, po kthen PS antiperendimore"
Rozeta Rapushi
Kundershtaret akuzojne Ramen, se po izolon PS dhe po e kunderve ate ndaj perendimoreve. Ben Blushi kerkon hyrjen e opozites ne Parlament, me argumentin se bojkoti eshte nje qendrim i ekzagjeruar, qe po izolon Partine Socialiste dhe po e kthen ate, ne pozicione te forta antiperendimore. Sipas Blushit, "nderkombetaret nuk po i kerkojne Berishes te negocioje me opoziten, por po i kerkojne PS-se te kthehet ne Parlament". Keto qendrime, ai i ka bere te ditura per mediat, ku pervec bojkotit foli edhe per metodat abuzive te Rames, si mashtrimin e elektoratit per zgjedhje te parakohshme brenda 6-muajsh, apo dhe rritjen ne menyre artificiale te numrit te anetaresise se PS. Deputeti socialist, i njohur per qendrimin e tij ndryshe ne PS per rezultatin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, kritikoi serish ashper qendrimin e deputeteve socialiste jashte Kuvendit. "PS ka marre nje qendrim te ekzagjeruar ndaj Parlamentit, gje qe po e con ne izolim ne raport me shoqerine. Po jep pamjen e nje opozite te llastuar, e cila i quan zgjedhjet vetem kur fiton. Zgjedhjet nuk njihen vetem kur fiton njihen sa here qe behen, dhe po e vene ne nje pozicion te veshtire me komunitetin nderkombetar", theksoi Blushi, duke shtuar se ai nuk ka hyre ne politike per te perfaqesuar nje parti antievropiane. Sipas tij, me qendrime te tilla, selia roze po merr cdo dite e me shume pozicionin antiperendimor, pasi dhe nderkombetaret po i dalin kunder, me qendrimet qe nuk e justifikojne bojkotin e socialisteve. Ne keto kushte, Blushi u shprehe se ka ende shpresa tek nje rruge. Ajo e ndergjegjesimit te socialisteve, qe te kuptojne se Rama nuk e ka fuqine te sjelle PS-ne ne pushtet. "E vetmja gje tek e cila shpresoj, eshte nje ndergjegjesim i madh brenda PS per te kuptuar se ky njeri nuk ka aftesine per te sjelle ne pushtet socialistet", theksoi Blushi. Nderkohe qe ai deklaroi se nuk do te votoje ne 26 shtator ne zgjedhjet per kryetarin e Partise Socialiste. Madje i beri thirrje te gjithe socialisteve, se nuk kane asnje arsye te votojne per nje njeri i cili ka humbur zgjedhjet, sic eshte Edi Rama. "Ne keto zgjedhje une nuk marr pjese si votues. Nuk kam asnje alternative e cila me bind, per me teper askush nuk me kerkon te votoj per nje humbes. Ata socialiste qe shkojne ne 26 shtator per te zgjedhur Edi Ramen si kryetar te PS, duhet ta dine se po votojne per nje njeri qe ka humbur zgjedhjet",-tha Blushi. Ai theksoi se te gjitha normat e demokracise se brendshme te partise jane thyer, duke marre dhe shembuj me ironi dhe per anetaresimet e reja te PS-se. "Ne daten 28 qershor kishte 70 mije anetare te regjistruar, sot ka 83 mije. Mendoni ju se per 3 muaj mund t'i shtohen 13 mije anetare nje partie politike? Eshte inflantive. Ka inflacion anetaresie. Nje parti e cila nuk garanton gare, nje parti ku ata qe flasin ndryshe dhe qe kerkojne kthimin ne Parlament, i kercenon me perjashtim", vijoi Blushi.