Dule: Zgjedhje te parakohshme, qeveri teknike
Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, deklaroi diten e djeshme se zgjedhjet e parakohshme jane opsioni me i mire per t'i rikthyer vendit stabilitetin dhe per ta shkeputur ate nga ngerci aktual politik. Ai keshillon se edhe opozita mund te beje nje hap prapa ne pretendimet e veta, sikurse qeveria mund te beje nje hap prapa nga pretendimet e veta, ne lidhje me zgjedhjet e 28 qershorit dhe te dy palet duhet te bejne nje hap perpara ne ate qe quhet e ardhme, ne ate qe quhet integrim. "Nuk mund te ishte zgjidhje e keqe, qe bashke me zgjedhjet lokale te zhvillohen edhe ato parlamentare, pasi te kishim respektuar te gjithe ato rekomandime qe na jane thene nga te gjitha institucionet kompetente nderkombetare deri me sot", theksoi Vangjel Dule. Duke thene se zgjedhjet kontestohen nga te pakten 50 % e votuesve, kreu i PBDNJ mendon se nje qeveri me baze te gjere, gjitheperfshirese deri ne mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme do te ishte zgjidhja me e mire. "Te ngrihemi te gjithe mbi interesat e vogla te dites. Duhet nje kompromis historik. Cfaredo qe te pretendoje zoti kryeminister. Kushdo qe mund ta takoje, dje apo sot ne Nju Jork, e di se nuk ka besimin, pelqimin dhe aprovimin e gjysmes te pakten te qytetareve te tij", vleresoi Dule. Sipas tij, keto zgjidhje duhet per here te pare te jepen nga klasa politike shqiptare dhe jo te shkohet deri ne ate pike sa te imponohen serish nga nderkombetaret. "Po u kultivua vullneti i dyanshem politik, formula e daljes nga impasi aktual do te jete nje ceshtje shume e lehte", perfundoi fjalen e tij, Vangjel Dule.