PD: Gati te trajtojme kerkesat e PS
Fatjona Mejdini
Opozita duhet te kthehet ne karriget e saj qe ka lene bosh ne Parlament, sepse PD do te marre parasysh cdo kerkese ligjore te saj. Ky ishte premtimi qe beri dje, kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike, Astrit Patozi, teksa eshte shprehur se "PD eshte e gatshme dhe e hapur te trajtoje te gjitha kerkesat e pretendimet e tjera te opozites, me kusht qe te jene ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e vendit". Sipas tij, se shpejti ne qeveri do te kaloje edhe projekt buxheti i vitit te ardhshem. Ky draft me rendesi te vecante, do te kerkoj shqyrtimin e tij ne komisionet parlamentare dhe kryetari i grupit te PD-se e ftoi opoziten ta shfrytezoj kete mundesi, duke qene e pranishme ne Parlament. "Eshte nje nga rastet qe konsiderohen te arta per opoziten, pasi nje opozite serioze mezi pret te vije diskutimi per qeverine dhe per buxhetin e shtetit, per te shprehur te gjithe rezervat dhe kontestimet e saj per ekzekutivin dhe per mazhorancen ne pergjithesi", deklaroi kryetari i grupit parlamentar, Astrit Patozi. Por sipas tij, Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama, nuk po e shfrytezon kete shans. Ne emer te mazhorances, Astrit Patozi deklaroi se kerkesa per bashkepunim ishte e sinqerte dhe lidhej me nevojen e madhe qe ka vendi per te kryer reforma te rendesishme. "Ne e duam opoziten ne Parlament, per te zhvilluar nje debat normal politik ne sallen institucionit me te rendesishem te shtetit. Ne duam qe Partia Socialiste te zere vendet e saj ne Kuvend, per te vijuar pa u ndalur reformat e medha integruese, per te cilat vendi ka nevoje jetike", theksoi Patozi. Duke u ndalur tek zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, kryetari i grupit parlamentar te PD-se, deklaroi se pjesemarrja e opozites ne Parlament do te bente qe te diskutoheshin ne menyre te perbashket edhe verejtjet dhe sugjerimet e OSBE-EDHIR-it per zgjedhjet parlamentare, qe u zhvilluan ne vend. "Kjo ka qene nje praktike, qe eshte aplikuar me shume sukses, ne legjislaturen e kaluar, kur ne miratuam ndryshimet kushtetuese dhe Kodin, qe na coi drejt zgjedhjeve te 28 qershorit. Por nderkohe ky bashkepunim eshte tashme nje tradite e konsoliduar, prej vitesh ne politiken shqiptare", kujtoi Patozi. Sipas tij, mazhorana eshte e plotesisht e gatshme dhe e hapur per te shqyrtuar te gjitha pretendimet dhe kerkesat e tjera te PS, me kushtin e vetem, qe ato te jene ne perputhje te plote me Kushtetuten dhe ligjet e vendit. Por kerkesa kryesore e socialisteve per hapjen e kutive te votimit, ne nje komision parlamentar, sipas perfaqesuesve te mazhorances bie ne kundershtim me ligjin.