"PS, eja ne Kuvend per integrimin"
Deputetet e Partise Demokratike, po i bejne ftese nje e nga nje socialisteve, te vijne ne mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Nenkryetari i Komisionit Parlamentar te Integrimit, Aldo Bumci, i cili drejtoi dje mbledhjen e pare te ketij komisioni ne mungese te opozites, u beri thirrje deputeteve socialiste, te vijne ne komisione. "Komisioni i Integrimit ka nje axhende te ngjeshur, do te diskutoje per procese te rendesishme si statusi i vendit kandidat ne Bashkimin Evropian apo procesi per liberalizimin e vizave. Ndaj opozita duhet te marre pjese ne diskutimet e rendesishme per integrimin e vendit",- tha Bumci. Sipas tij, socialistet duhet te jene pjese e debateve parlamentare ne kete proces dhe te mos mungojne ne komision. Aq me teper qe drejtimi i Komisionit te Integrimit ne Kuvend, i eshte lene Partise Socialiste. Por kjo force politike jo vetem qe ka braktisur cdo aktivitet te Parlamentit, por as nuk ka propozuar emrat e deputeteve qe do te drejtojne apo do te jene anetare te komisioneve parlamentare. Ne keto kushte, mbledhja e djeshme e Komisionit te Integrimit, u drejtua nga nenkryetari Bumci dhe u zhvillua vetem me pranine e deputeteve te mazhorances. Aktualisht si Kuvendi edhe komisionet parlamentare po vijojne normalisht punen, por deri me sot kane bere vetem hapjen dhe kane prezantuar programin e punes se komisioneve, pa kryer asnje votim per projektligje. Partia Socialiste, eshte shprehur ne menyre te prere, se do te marre pjese ne Kuvend, vetem po plotesohen kushtet e vena prej saj, qe jane jo pak por tete te tille. Nder kushtet kryesore, socialistet kerkojne hetimin parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit e me pas ceshtje te tjera si pavaresia e medias, hetim autoriteteve qe liruan te burgosurit gjate fushates elektorale apo rikthimi ne pune i punonjesve qe u pushuan per shkaqe politike. R. Rapushi
Buxheti, sot pa debatin e opozites
Mazhoranca do te diskutoje sot ne seance plenare, ndryshimet ne buxhetin e shtetit per vitin 2009. Ne seancen e paradites, eshte percaktuar ne axhende, shqyrtimi i projektligjit per buxhetin e shtetit. Nje projekt ky i rendesishem, ku nevojiten edhe referimet e opozites se majte. Projektligji u miratua me shumice votash dy dite me pare ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise dhe mori vetem votat e mazhorances. E njejta gje pritet te ndodhe ne seancen e sotme plenare, pasi opozita vijon t'i qendroje bojkotit te seances plenare por edhe te gjithe komisioneve parlamentare te Kuvendit.