Berisha: “Partia e Topit dhe Spahiut, më ndihmojnë të marr 2 deputetë”
23/03/2012 Kryeministri Sali Berisha intervistë në emisionin Opinion të Blendi Fevziut
Krijimi i dy partive të reja në skenën politike ajo e Kreshnik Spahiut, dhe ajo që pritet e presidentit Topi, jo vetëm që nuk cënojnë Partinë Demokratike, por do t’i japin partisë së kryeministrit Berisha edhe dy deputetë më shumë në zgjedhjet e ardhshme. Deklarata e guximshme është bërë nga vetë kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë një interviste në “Opinion” të Tv Klan, ku ndër të tjera foli edhe për arritjet dhe dështimet e tij në këto 20 vite. Ai renditi lejimin e firmave piramidale si gabimin e tij të asaj kohe, por tha se nuk është penduar për vendimin për të mos kthyer borxhe që nuk i kishte marrë.
Sot festuat 22 vjetorin e ardhjes së demokracisë. A e keni justifikuar besimin e atyre njerëzve gjatë këtyre 20 viteve? A e prisnin përfundimin e tranzicionit në një kohë më të shpejtë?
Ne që endeshim nga një sallë në tjetrën ne përballeshim me shumë pyetje. Këta studentë sot duhet ta dinë se ne shumë pyetje nuk ua dinim përgjigjen. Ëndrrat në vitet 90- 92, ajo që ishte e gjallë te shqiptarët ishte aspirata e lirisë, ideali i lirë. Dhe në një masë të caktuar se shpresa, se kjo aspiratë mund të ndërtohej, ishte kalimi nga skllavëria në liri. Ata ikën sepse donin lirinë, por ndërtimin e demokracisë e shikonin si tëpaarritshme. Pjesa tjetër ishte me idenë e lëvizjes së lirë, dhe kjo ëndërr është më reale se kurrë. Imagjino si do të ishim ne nëse qytetarët do të llëngonin në zgjedhën e pushtuesit.
Shqipëria nuk është vend i zhvilluar sot, por ajo ka arritur në një nga treguesit e vendeve të zhvilluara. Ky bum zhvillimi ka aspekte të kritikueshme por edhe aspekte të lavdërueshme.
Ishte mundësia për një konflikt civil?
Më shumë se në çdo vend tjetër. Pra n.q.s. Shqipëria do të shkiste për një moment në n jë konflikt civil, do t’i duheshin minimumi 50 vjet për të mbyllur plagët e tij.
Ju i druheshit një konflikti civil?
Realisht ishte i mundshëm, dhe deklaratat e mia të asaj kohe synonin shmangien e një konflikti të tillë. Ditën e dytë, jo të parën, sepse të parën shkova te studentët dhe u kërkova mbështejen e pluralizmit. Ditën e dytë, ndodhesha pranë tyre për t’i ndihmuar të mos binin pre e përdorimit të forcës të strukturave të asaj kohe. Besoj se një nga meritat me të jashtëzakonshme të opozitës shqiptare, është se në kushtet e ndryshme nga e çdo opozite tjetër, ishte se ia doli të bëjë rotacionin në mënyrë paqësore.
A ishte PD e 23 marsit ‘93 e përgatitur për të qeverisur vendin, apo ju ngeli në dorë pushteti nga pamundësia e Alisë për ta mbajtur atë?
Të mendosh se pushteti i Alisë duhet të vazhdonte më tej, ishte absurde. Për arsyet e terrorit të gjithanshëm, opozita nuk ia doli që në zgjedhjet e para, por shënoi kthesën në ngjitje në të gjitha aspektet e vendit.
Cili ishte akti më i vështirë për ju?
“Terapia e shokut“, rritja e çmimit të mallrave të shportës. Ky ishte një nga më të vështirët në të 20 vitet e karrierës politike.
Nga largësia e 20 viteve, ccfarë mendoni se mund të kishit bërë ndryshe në fillimet tuaja, me eksperiencën që keni tani?
Mendoj se piramidat nuk do të lindnin kurrë. Ndjej keqardhjen më të madhe, por edhe aty unë kam bërë një vendim nga më të vështirët. Vendimi im ishte ky: një borxh që nuk mund të njihet. Dy gjëra do të them. Kam patur dy brejtje dhe pikëpyetje të mëdha për veten time. Ne nuk kishim ligje, kishim vakum ligjor për tregun dhe i dyti që një borxh që nuk ishte marrë nuk mund të njihet kurrë.
A i keni stimuluar ju piramidat z. Berisha?
Kurrë.
Por, unë arrita në një përfundim që çështja ishte problem gjenetik, atë të babëzisë.
E vërteta ishte se unë mund t’ia jepja për 4-5 vjet. Por kjo do të thoshte që taksat e atyre që nuk kishin futur lekët në piramida, të paguanin detyrimet e atyre që kishin humbur lekët në to.
Pse ndërhytë atëherë, kur nuk mund të kthenit lekët?
Sepse ishin piramidë.
Pse nuk ndërhytë më parë?
Ne ndërhymë, iu drejtuam gjykatës së apelit Tiranë dhe ajo i dha të drejtë piramidave.
A stimuluat ju pjesëmarrjen e qytetarëve në piramida, me deklaratën se paratë e shqiptarëve janë më të pastra në Evropë?
Unë i qëndroj kësaj deklarate, dhe kjo u faktua edhe më vonë. Dhe unë u kam dalë zot parave të tyre që vinin nga mundi dhe djersa.
Pronat, ish të përndjekurit nuk janë zgjidhur, dhe përgjegjësit e krimeve të komunizmit. Ndërkohë që kemi edhe deklarata e N.Hoxhës që thotë se 6000 të përndjekur nuk janë realë?
Nga 1967 deri në 190 shqiptarët nuk kanë pasur asnjë lopë apo kafshë tjetër. Por zonja Hoxha nuk bën gjë tjetër, veçsse mbron platformën e dhunës dhe terrorit që zbatuan ajo dhe i shoqi. Regjimi i asaj kohe, sipas kësaj platforme arrestonin njerëzit për veprime të pakryera.
A dështuat ju me dënimin e përgjegjësve të krimeve të komunizmit?
Shqipëria është i vetmi vend që ka një kuadër ligjor, me të cilin ish persekutorët shmangeshin për një periudhë të caktuar nga politika dhe administrata e lartë, dhe ligji i dytë ishte për dënimin e krimeve të komunizmit. Shqipëria është i vetmi vend që ka të listuar zyrtarisht 73 vetë për krimet kundër komunizmit. A ishte Shqipëria e përgatitur për këto procese gjyqësore? Jo, sepse për t’u zhvilluar ato gyqe, duhej një nivel drejtësie që vendi nuk e kishte. Ndërsa ligji i lustracionit u vendos në fuqi dhe veproi sipas parashikimit. Sapo ndodhi asrdhja e opozitës në pushtet, ata gjënë e parë që bënë, amenduan ligjin. Dhe në ligjin e tyre lejuan në të gjitha funksionet e tjera ata që kishin bërë krimet më çnjerëzore. Së fundmi presidenti nuk firmosi ligjin e lustracionit. Pra dua të them se ne kemi bërë gjithçka që kemi patur në dorë. Edhe për ish të përndjekurit po vijojmë shpërblimin, gjë që nuk u bë për 8 vjet sa ishte PS në pushtet.
Po me pronën keni dështuar?
Prona ka një histori të tillë: qëndrimi i PD-së ishte i bazuar në parimet e Xhefersonit në vitet 90, prona i takon atij që e punon dhe banon aty. Fshatarët më thanë, nëse vijon me “toka i takon të zotit”, harroji votat tona. Nëse do ishte aplikuar parimi im që unë besoja, do ishte krijur një katastrofë e vërtetë.
A e keni drejtuar PD me dorë të hekurt dhe a jeni përgjegjës për ccarjen disa herë të saj?
PD u krijua si lëvizje, por sot vjen si parti e vetme që është në pushtet, forca më e votuar, forcë e cila me programin e saj ia doli.
Shumë prej atyre që keni patur rreth vetes, nuk janë më z. Berisha?
Liria ka dhuntitë e saj. Ishte si lëvizje, u konturua si parti. Natyrisht ka patur edhe nga ata që janë larguar. Por kjo s’ka ndodhur në PD, por në të gjitha partitë në vendet e lira.
A ka qenë ‘97 një moment shumë i vështirë dhe a jeni i penduar që nuk mundët të gjenit zgjidhje tjetër?
Nëse do të figuronte PD e implikuar në ndërtimin e skemave piramildae, isha i vendosur të kërkoja shkrirjen e partisë. Po nga hetimi dy vjeccar doli se PD nuk ishte e implikuar.
Do të tërhiqeshit nga politika?
Jo, kisha angazhime të tjera.
I qëndroni deklartës së para tre muajve se Presidenti i vendit do t’i takojë PD-së?
Nuk e kam vënë në diskutim ndonjëherë.
E keni këtë emër tani?
Jo nuk e kam. Nuk është etike ndërkohë që Presidenti i Republikës është ende në detyrë. Por presidenti i vendit nuk ka ndërgjegje qyetare, sepse para se të deklaronte përfshirjen në politike, duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
Por ai do të krijojë një parti që mund ta kthejë PD në opozitë...?
Së pari, një ndihmë konstante unë e kam nga Rama. Së dyti, e falënderoj shumë sepse më dha një ndihmë shtesë me avokatinë që po u bën këtyre dy partive. Unë do të kem dy deputetë më shumë në zgjedhjet e ardhshme, për shkak të këtyre dy partive. Z.Topi ka shkarkuar veten e vet që kur ka shndërruar institucionin e presidencës në partiçkë.
I qendroni fjalës se kandidati për President do të jetë një nga drejtuesit e lartë të PD-së? Është përfolur Olldashi, Topalli, ndoshta dhe Patozi?
Mister Olldashi ka në misionin e tij infrastrukturën.
A keni marrë ndonjë sugjerim nga ndërkombëtarët për të zgjedhur ose jo ndonjë emër?
Gjatë këtyre 20 viteve ka patur vetëm një rast që është vënë në bashkëpunim për një zyrtar, por në diskutim me ndërkombëtarët, për çështjet emrash nuk jam i hapur. Emrat e kandidatëve për presidentë do të publikohen vetëm në afate kushtetuese.