Skema e testimit në letërsi e Gjuhë Shqipe
23/03/2012 Matura 2012, mbi 60 % e pyetjeve i përkasin letërsisë, pjesa e mbetur Gjuhës
Temat përgatitore, pyetjet do jenë për tre nivelet e vështirësisë
Për të vijuar garën e pranimeve në fakultetet publike të vendit maturantët e 2012-s duhet të marrin detyrimisht nota kaluese në provimet me zgjedhje dhe ato të detyruara që do të zhvillohen gjatë muajit qershor. Provimi i letërsisë dhe i gjuha shqipe do të jetë i pari që do t’u hapë udhë provimeve të maturës për këtë vit. Ekspertët e Institutit të Zhvillimit të Arsimit kanë detajuar tashmë edhe skemën e pyetjeve që do të përmbajë testi së bashku me temat përgatitore që nxënësi duhet të përvetësojnë për të siguruar kështu të drejtën e vijimit të garës për pranimet në universitete publike si dhe mbarimin e shkollës së mesme me sukses. Duke iu referuar detajimeve të bëra, deri tani nga ekspertët teza e provimit edhe për këtë vit do të ndahet në dy pjesë, ku përfshihet testimi i njohurive për dy fragmentet e shkëputura nga vepra e autorëve shqiptarë dhe atyre të huaj. Për këtë maturantët duhet të tregohen të kujdesshëm që gjatë periudhës përgatitore të mos mbështeten vetëm në perceptimin e fragmentit që është detajuar në tezën e provimit, por të fitojnë njohuritë e duhura edhe rrethe veprës së plotë të autorit. Ekspertët e Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të nxënësve kanë deklaruar se gjatë testimeve të viteve të shkuara maturantët janë penalizuar me humbje pikësh, pasi mosleximi i plotë i veprës letrare ka bërë që të mos japin dot përgjigjet e sakta për pyetjeve të testit.
Si do jetë testi i letërsisë. Gjuhës shqipe dhe letërsia është provim i detyruar i maturës shtetërore për të gjithë nxënësit që mbarojnë gjimnazin. Për këtë ata do t’i nënshtrohen një testi, në përbërje të të cilit do të jenë njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë gjithë viteve të gjimnazit. Ky test do të zhvillohet mbi bazën e programit orientues, i cili tashmë është shpërndarë nëpër të gjitha shkollat e mesme së bashku me udhëzimet mbi përgatitjet që duhen bërë për provimin. Testi do të ketë në përbërje fragmente nga tekste të ndryshme (tekst tregimtar, tekst poetik, tekst dramatik, tekst bindës/argumentues, tekst përshkrues, tekst shpjegues, tekst informativ, tekst eseistik, tekst kulturologjik), jo domosdoshmërisht të punuara në klasë. Struktura e pyetjeve do të ndërtohet në mënyrë të tillë ku të jenë të përfshira të tria nivelet e vështirësisë. Struktura e testit do të jetë: pjesa e parë: tekst joletrar, që do të ketë 40 për qind të pyetjeve, që kryesisht do t’i takojnë gjuhës shqipe, ndërsa dy pjesët e tjera të teksteve letrare, që do të kenë secila nga 30 për qind të pyetjeve, do të jenë rreth fragmenteve të autorëve të përzgjedhur. Dy tekstet letrare në test do t’i takojnë një autori shqiptar dhe një autori të huaj si dhe dy gjinive të ndryshme (prozë, poezi dhe dramë). Kundrejt këtyre përcaktimeve, ekspertët bëjnë me dije: “Kjo do të thotë që në përgatitjen e maturantëve për provimin e maturës shtetërore do të punohet për përvetësimin e aftësive dhe teknikave zbuluese, shpjeguese, zbatuese, analizuese, sintetizuese dhe vlerësuese. Këto aftësi dhe teknika nxënësit do t’i demonstrojnë dhe do t’i zbatojnë në tekste tregimtare, poetike, dramatike, bindëse/argumentuese, përshkruese, shpjeguese, informative, eseistike, kulturologjike, të punuara apo jo më parë në klasë. Pra, nxënësit duhet të aftësohen për objektivat e programit orientues. Ata duhet të jenë të aftë të demonstrojnë arritjet e tyre në të gjitha llojet e tekste.” Në udhëzimin e ministrit lidhur me procedurën e zhvillimit të provimeve të maturës 2012 është përcaktuar se provimi do të përmbajë 25 pyetje. Trembëdhjetë pyetjet e para janë me zgjedhje, ku do të rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë. Pyetjet e tjera kanë kërkesa që janë me zgjidhje dhe arsyetim. Pranë secilës pyetje ka hapësirë për të kryer veprimet e nevojshme. Koha e vënë në dispozicion të maturantëve për zhvillimin e testit është 2 orë e 30 minuta.
Pyetjet
Maturantët do t’u nënshtrohen provimit të parë të detyruar në lëndën e letërsisë e të gjuhës shqipe. Provimi do të ketë në përmbajtje dy tekste letrare që u përkasin dy gjinive të ndryshme (prozë, poezi apo dramë). Pjesët letrare do të merren nga një autor i huaj e një shqiptar sipas listës në programin orientues.
Vështirësia
Testi do të ndërtohet në mënyrë të tillë ku të jenë të përfshira të tria nivelet e vështirësisë. Peshat specifike e pyetjeve që do të jenë në përmbajtje të testimit për çdo nivel do të jenë: niveli bazë me 40 për qind, niveli mesatar me 40 për qind të pyetjeve dhe niveli i lartë me 20 për qind të pyetjeve në total.
Provimi, lista e veprave nga do të
përzgjidhen dy fragmentet e tekstit letrar
Poezi
“Epi i Gilgameshit”; Homeri, “Iliada”; populli, “Këngë të epikës legjendare shqiptare”; N. Frashëri, “Lulet e verës”; De Rada, “Këngët e Milosaos”; Bajron, “Çajld Haroldi”; N. Frashëri, “Histori e Skënderbeut”; Fishta, “Mrizi i zanave”; Pushkini, “Eugen Onjegin”; Poradeci, “Lirika”; Migjeni, “Vargjet e lira”; Camaj, “Palimpsest”; I. Kadare, “Ca pika shiu ranë mbi qelq”; Uitman, “Fije bari”; Bodler. “Lulet e së keqes”.
Prozë
Servantes, “Don Kishoti”; Barleti, “Historia e Skënderbeut”; Hygo, “Katedralja e Parisit”; Pashko Vasa, “Bardha e Temalit”; Balzak, “Evgjeni Grande”, “Xha Gorio”; P. Marko, “Qyteti i fundit”; Kadare, “Kështjella”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”; K. Trebeshina, “Kënga shqiptare”, Odin Mondvalsen”; Kamy, “I huaji”; Markes, “100 vjet vetmi”; E. Koliqi, “Vepra”; Camaj, “Karpa”.
Dramë
Eskili, “Prometeu”; Shekspir, “Romeo dhe Zhulieta”, “Nata e dymbëdhjetë”, “Mbreti Lir”, “Makbethi”, “Hamleti”; Molier, “Mizantropi”, Ibsen, “Shtëpi kukulle”, ”Armiku i popullit”; Çajupi, “14 vjeç dhëndër”; Fishta, “Jerina ose mbretëresha e luleve”; Miler, “Pamje nga ura”; E. Haxhiademi, ”Abeli”; Noli, “Izraelitë dhe filistinë”; A. Pashku, “Drama”.