E Diel, 1 Nëntor 2026

Luvri vazhdon të mbetet muzeu më i vizituar në botë

Prej 5 vitesh Luvri vazhdon të mbetet Muzeu më i vizituar

Luvri në Paris është muzeu arteve më i vizituar gjatë vitit 2011 sipas gazetës Art. Nga të dhënat e publikuara del se afërsisht 8.9 milion njerëz kanë vizituar institutin francez.

Muzeu Metropolitan i Arteve në Nju Jork është i dyti ndërsa pas tij vjen Muzeu Britanik.

Që prej vitit 2007, kur bëhet një matje e tillë, Luvri qëndron në krye. Sipas zv.kryredaktorit të Art Javier Pes instituti vazhdon të jetë më popullori për shkak se është shtëpia e Mona Lizës së Leondardo Da Vinçit përveç pasurive të tjera.

Kjo gazetë gjithashtu ka publikuar dhe listën e ekspozitave më të vizituara. The Magical World of Escher në Qendrën Kultorore të Brazilit Banco do Brazil është vizituar nga 9,677 njerëz në ditë duke bërë që në total numri i vizitorëve të shkojë në mbi 573 mijë. Vizita është pa pagesë dhe kjo ka ndikuar në numrin e lartë të turistëve.

Në vend të dytë qëndron Kukai’s World: The Arts Of Esoteric Buddhism në muzeun kombëtar të Tokios dhe pas saj vjen The Alexander McQueen: Savage Beauty në muzeun Metropolitan të Nju Jorkut me 8 000 vizitorë në ditë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›