E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni për zgjedhjet, dështon Konferenca e Kryetarëve

Për këtë arsye, Kuvendi i Shqipërisë do të caktojë datën e shqyrtimit të kërkesës së grupit parlamentar të PS-së mbi ngritjen e komisionit hetimor.

Konferenca e Kryetarëve u mblodh sërish, në vazhdim të mbledhjes së datës 6 dhjetor, për të rimarrë në shqyrtim këtë kërkese të grupit parlamentar të PS-së.

Gjatë kësaj mbledhje, Konferenca e Kryetarëve i kishte kërkuar  grupit nismëtar, plotësimin  e kërkesës lidhur  me  përbërjen e këtij komisioni. Ndonëse në mbledhjen e sotme, grupi nismëtar nuk kishte bërë asnjë plotësim lidhur me përbërjen, Konferenca e Kryetarëve debatoi gjatë rreth kësaj kërkese. Në mbledhje u evidentua fakti se formulimi i pikës 3 të kërkesës  në lidhje me përbërjen e këtij komisioni është në kundërshtim me ligjin e Komisioneve Hetimore.

Raporti midis maxhorancës dhe opozitës në komisionin hetimor  dhe përbërjen e tij është  kriter formal- juridik, pa plotësimin e të cilit  kërkesa nuk mund  të vihet në lëvizje. Për këtë shkak, kërkesa iu kthye grupit nismëtar për plotësim dhe korrigjim. Përfaqësuesit e  maxhorancës  shprehën gatishmërinë  për të asistuar grupin nismëtar për  formulimin  e kësaj pike në përputhje me ligjin, me qëllim që ti hapet rruga sa më shpejt  ngritjes së Komisionit Hetimor.

Më tej, konferenca diskutoi për datën e shqyrtimit  në Seancë Plenare të kësaj nisme. Lidhur me këtë çështje  mendimet në Konferencë u ndanë për datat  17.12.2010 dhe  23.12.2010. Për këtë arsye i takon Kuvendit të Shqipërisë  të caktojë datën e shqyrtimit në seancë. Konferenca e Kryetarëve do të rimblidhet sapo grupi nismëtar të plotësojë  dhe korrigjojë  kërkesën fillestare.

                                                                                             2010-12-13 15:04
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›