E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: “Pasnesër do të dorëzoj Pyetësorin në BE”

Autori i Lajmit: Redaksia

Të mërkurën, në emër të qeverisë, kryeministri Berisha do të dorëzojë në Bruksel përgjigjet e Pyetësorit me 2883 pyetjeve të formuluara në 3854 faqe, në të cilat morën pjesë mbi 1100 ekspertë, specialistë dhe zyrtarë, vendas dhe të huaj.
Një fakt të tillë Berisha ua komunikoi deputetëve demokratë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të cilën e cilësoi si një mbledhje e veçantë, pikërisht për një gjë të tillë.
Dorëzimi i Pyetësorit
“Kjo përbën një moment shumë të rëndësishëm në historinë e përpjekjeve tona për të shndërruar në realitet ëndrrën evropiane të shqiptarëve, projektin evropian të vendit tonë. Kjo përbën një hap shumë të madh dhe shumë të rëndësishëm. Ministritë, institucionet e pavarura, agjencitë e linjës, gjatë këtyre muajve kanë bërë një punë shumë të madhe dhe kanë fituar një eksperiencë shumë të çmuar”, tha Berisha.
Sipas tij, edhe Komisioni Evropian ka dhënë mbështetjen e tij të çmuar për këtë proces. “Reformat e ndërmarra gjatë këtij mandati janë reforma që kanë interesuar të gjitha fushat, luftën kundër kriminalitetit, modernizimin tërësor të sistemit të sigurisë së vendit. Sot kufijtë e Shqipërisë kontrollohen me teknologjinë e nivelit më të lartë, të njëjtë me ato të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Sot qytetarët shqiptarë disponojnë dokumentet e identitetit ndër më të mira në Evropë dhe në botë. Lufta kundër krimit të organizuar u konsolidua me një seri zhvillimesh të mëdha dhe pozitive. Ligjet që keni miratuar ju për konfiskimin e aseteve, mbrojta e dëshmitarëve, kanë vendosur në një stad të ri këtë luftë etj”, bëri me dijeni ndër të tjera kreu i qeverisë.
Kriza ekonomike
Në fund, ai nuk la pa përmendur edhe gjendjen e ekonomisë shqiptare, të cilën e ka cilësuar si të shëndetshme. Viti 2010 ka shënuar një start tepër pozitiv për ekonominë shqiptare. Kështu e ka cilësuar kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit demokrat, performancën ekonomike të Shqipërisë duke renditur një sërë treguesish, që sikundër tha shefi i qeverisë flasin për një situatë të pashembullt.
Duke ju referuar deklaratave të opozitës për një krizë që ka mbërthyer vendin, kreu i qeverisë tha se ndryshe nga ekonomite e shteteve të zhvilluara, performancë ekonomike e prezantuar nga institucionet ndërkombëtare flet për një rritje të investimeve në Shqipëri me 59% dhe atë të eksporteve për tre-mujorin e parë të këtij viti me 140%.
“Është një situatë e pashembullt ekonomike këtë vit dhe ka një start shumë pozitiv. Ata që flasin për krizë janë sharlatanë dhe duhet të ndiheshin të turpëruar me sulmet që bëjnë ndaj ekonomisë shqiptare. Në mënyrën më amorale po ndërrmarrin një sulm ndaj bankave. U kanë thënë njerëzve që në maj sdo marrin pagat dhe pensionet. Qeveria jo vetëm që do ua japë qytetarëve, por do i rrisë rrogat dhe pensionet. Por ata kanë sindromin e krizes në kokë me akuzën si për 20 mijë komisionerët. Të organizosh sulme të tilla ska asgjë më amorale. Të sjellësh një sharlatan si Shkëlqim Cani që vetëm guvernator sishte dhe nuk do jetë, është amorale”-tha Berisha.
Për kreun e mazhorancës binomi krize e konomike dhe ajo elektorale janë pjellë e fantazisë së opozitës. Duke e cilësuar procesin elektoral si më të mirin të zhvilluar në vend, kryeministri tha se retorika dhe shpifjet e opozitës janë sinkron me gjyqin që selia rozë kërkon tu bëjë 20 mijë komisionerëve të saj.
”Binomi krizë ekonomike dhe elektorale dominon tek ata. Zgjedhjet ishin më të mirat të zhvilluara. Ata po akuzojnë 20 mijë komisionerë vetëm pse zbatuan ligjin”-tha gjatë fjalës së mbajtur përpara deputetëve demokratë

Ky lajm është publikuar: 13/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›