E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS reagon pas Fratinit: Faji për vizat, i qeverisë

Autori i Lajmit: Redaksia

Vonesat në liberalizimin e vizave nuk kanë pasur të bëjnë me qëndrimin e Bashkimit Europian, por me dështimin e vazhdueshëm të qeverisë shqiptare në përmbushjen e obligimeve të kërkuara dhe së fundmi mungesës së vullnetit për të zgjidhur krizën politike në vend. Me këtë qëndrim ka dalë menjëherë selia rozë, pas deklaratave të bëra nga ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini në Tiranë, në prani të autoriteteve të larta shqiptare si kryeministri Berisha dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta se “politika duhet të bashkëpunojë në të mirë të integrimit”.
“Përmes këtij komunikimi dëshiroj të përshëndes deklaratën e Fratinit dhe të shpreh mirënjohje për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që miqtë dhe fqinjët tanë italianë kanë dhënë në funksion të përshpejtimit të proceseve integruese dhe liberalizimit të vizave”, ka pohuar fillimisht në daljen e saj publike, deputetja socialiste, Olta Xhaçka.

Ky lajm është publikuar: 13/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›