E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporteri Cuntis Rezolutë kritike ndaj Shqipërisë në PE

Autori i Lajmit: Redaksia

Raportuesi për Shqipërinë, Nikolas Cuntis ka publikuar një projekt/rezolutë që shpreh keqardhjen për krizën politike dhe institucionale në vend. Drafti tërheq vëmendjen për parregullësitë e regjistruara në zgjedhjet e 28 qershorit, në vecanti me regjistrimin e zgjedhësve dhe numërimin e votave. Cuntis ka bërë thirrje që këto parregullësi të riparohen në mënyrë që ato të mos verifikohen në zgjedhjet e ardhshme, si dhe ndëshkim të përgjegjësve. Më tej kritikat vijojnë edhe për situatën ekonomike, ku theksi vihet tek rritja e ulët dhe papunësia e informaliteti i lartë. Gjithashtu, vërejtjet nuk mungojnë edhe përsa i përket sistemit gjyqësor, përpjëkjet për të cilin konsiderohen ende “fillestare” dhe kërkohet që të jetë i pavarur nga qeveria. Ndër të tjera projekt/rezoluta kërkon dhënien fund të emërimeve të përkohshme në administratë, respektimi i lirisë së mediave, të cilat duhet të jenë të pavarura nga qeveria. Gjithashtu, kritika shprehen edhe për nivelin e lartë të korrupsionit në vend, si dhe kërkohen përpjëkje më të mëdha në luftën kundër trafikut të drogës dhe qënieve njerëzore. Pikat e vetme pozitive në draft janë plani për liberalizimin e vizave dhe fqinjësia e mirë e Shqipërisë me vendet e rajoni

Ky lajm është publikuar: 13/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›