Orikum Banorët protestojnë për pronat, PS i mbështet
Autori i Lajmit: Redaksia
Banorët e Orikumit të Vlorës që kanë protestuar disa herë për pronat, dje janë mbështetur dhe nga deputetët të Partisë Socialiste. Protesta e djeshme u zhvillua paradite para Bashkisë së Orikumit ku një numër i konsiderueshëm personash bënë thirrje se kërkojnë pronat në bazë të ligjit 7 501. Protesta para bashkisë është kundërshtuar nga Kanan Brahimi, kreu i bashkisë. Ndërkaq, në thirrjet dhe pllakatet që mbanin banorët në duar, lexoheshin pretendimet se atyre u janë marrë në mënyrë të padrejtë pronat nga shteti. Ndërkaq, të pranishëm në mbështetje të protestuesve ishin edhe deputetët e Partisë Socialiste në Vlorë, Fatmir Toçi dhe Eltar Deda. Edhe pak javë më parë, banorët e Orikumit kanë dalë në shesh për protesta duke paraqitur pretendimin e tyre mbi pronat. Sipas banorëve në Orikum është abuzuar padrejtësisht me pronat. Banorët sot u mbështetën dhe nga deputetë të Partisë Socialiste, të cilët vlerësuan se “tokat bregdetit u zaptuan nga familja Berisha”. Tubimi është vëzhguar gjatë gjithë kohës nga një numër i madh policësh. Policia vlerëson se banorët nuk kanë marrë leje për protestën e sotme para Bashkisë Orikum.
Ky lajm është publikuar: 13/04/2010