E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Pasuesi i Laskes, opozita te beje zgjedhjen

Kryeministri Berisha deklaroi dje gjate mbledhjes se grupit parlamentar te PD-se se eshte e udhes qe te jete opozita, ajo qe te vendose se cili do te jete edhe kryetari i ardhshem i Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Ne fjalen e tij, Berisha theksoi se ky institucion ka nje rendesi shume te madhe per shtetin dhe ne kuader te kesaj kreu i ILDKP-se duhet te kete mbeshtetjen sa me te gjere te opozites. "Dua te shpreh vleresimin per te gjithe perpjekjet e bera per konsolidimin e ketij institucioni i cili edhe njehere e theksoj eshte i nje rendesie shume te vecante per vendin, per demokracine, per ligjin, per luften kunder korrupsionit ne teresi", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Kreu i qeverise deklaroi se per dy kandidaturat e paraqitura per drejtimin e ketij institucioni nuk ka verejtje nga ana e mazhorances dhe ne kete kuader eshte e udhes qe te jete opozita ajo qe te vendos. "Une do t`ju ftoj qe perzgjedhjen t`ia leme opozites. Te jete opozita ajo qe te percaktoje preferencen e vet. Duhet ta bejme kete se jemi ne pushtet", sugjeroi Berisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›