Meta: Berisha, trafikanti i rajonit, te ike
TIRANE - Levizja socialiste per Integrim i kerkon zyrtarisht kryeministrit Sali Berisha dhe qeverise se tij te jape doreheqjen para zgjedhjeve parlamentare 2009. Lideri i LSI-se, Ilir Meta tha dje se mundesisht, para zgjedhjeve te ardhshme Berisha te jape doreheqjen si nje kontribut i rendesishem per rikthimin e vendit ne nje normalitet institucional e qeverises. "Qeveria ka kaluar cdo kufi, duke u bere pjese e rrjeteve nderkombetare mafioze e korruptive", tha Meta. Kreu i LSI-se, sugjeroi qe kryeministri te dale te jape sqarime per nivelin e larte te varferise, krizen energjike apo problemet ne bujqesi, jo te beje para fushate elektorale, me tur inaugurimesh ne rruge e ujesjelles. Duke folur dhe per arrestimin e Damir Fazllic e per lidhjet e tij me kryeministrin Berisha, Meta tha se kjo verteton gjithnje e me shume se Berisha eshte tashme nje nder trafikantet me te medhenj te ketij rajoni, i lidhur me trafiqe nga me te ndryshme. Padyshim qe sensibilizimi i madh i mediave ketu lidhur me lidhjet e nje personi te ndaluar ne Bosnje, por te pare ne shume ekrane televizive ne krah te Kryeministrit Berisha, madje edhe te denoncuar nga nje prej bashkepunetoreve te ngushte te Berishes, zoti Baze, edhe publikisht, tregon qarte se Berisha eshte tashme nje nder trafikantet me te medhenj te ketij rajoni lidhur me trafiqe nga me te ndryshmet", ka qene deklarata e Metes. Sipas tij, lidhje te tilla nuk kane asnje shkak qe ka te beje me integrimin evropian apo me ftesen per anetaresimin ne NATO. Pra, jane thjesht lidhje aferash, biznesesh, dhe me sa duket edhe pastrim parash. Per keto arsye, per Meten, Berisha duhet te largohet sa me pare nga drejtimi i qeverise se bashku me kabinetin e tij qe ai e quajti te deshtuar.