E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Rama te distancohet nga Enver Hoxha

Ne kulmin e akuzave kunder tij per daljen ne skene te ceshtjes "Fazllic", Berisha nuk ka munguar te sulmoje kreun socialist per perpjekjet e tij per rehabilitimin e diktatorit Hoxha. Para deputeteve te tij, kryeministri Berisha kerkoi distancimin e kreut te Partise Socialiste, Edi Rama nga idete per rehabilitimin e figures se ish diktatorit komunist, Enver Hoxha. Ne mbledhjen e grupit te PD-se, Berisha i beri thirrje Rames qe te shkeputet nga e kaluara e tij dhe perfaqesuesve te kesaj partie qe te mos mundohen te luajne me emocionet e qytetareve ne lidhje me diktatorin Hoxha. Ne kete menyre Berisha i beri thirrje edhe medias te mos pasqyroje ne televizion edhe figura si ajo e bashkeshortes se ish-diktatorit komunist, Nexhmie Hoxha te cilen e quajti njesoj pergjegjese per krimet e bera gjate regjimit komunist ne vend. "Kerkoj ne menyren me te qarte distancimin e prere dhe te qarte te krereve te PS-se ndaj ketij procesi, sepse ne dialektiken qe ata i besojne nuk ka shqiptar qe nuk e di qe butonat e ekranit te televizionit ku u shfaq gruaja me mizore qe shqiptaret kane pasur ne te gjitha koherat ne pushtet, ndodhen ne zyren e kryetarit te Partise Socialiste", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Ne te njejten kohe ai ka akuzuar dhe deputete te PS-se ne kete proces rehabilitimi te diktatorit dhe familjes se tij. Kreu i ekzekutivit tha se ishte e turpshme dhe e paimagjinueshme qe te perligjesh sot krimet e bera nga diktatori Hoxha dhe bashkeshortja e tij.

"Kjo eshte perpjekja me c`njerezore, me monstruoze qe mund te behet. Ju ishit deshmitare se si u boshatis parlamenti dhe kishin zgjedhur naten e Bajramit per te nisur procesin, i cili eshte nje procesion i turpshem. Une desha te denoncoj kete akt, kete perpjekje te perbindshme e te paimagjinueshme", deklaroi Berisha, duke akuzuar deputetet e PS-se ne interesimin e tyre per te ndjekur edhe deklaratat e bashkeshortes se Hoxhes. Ne kuader te pergatitjeve per festimin e 100 vjetorit te lindjes se diktatorit Hoxha, Berisha i beri thirrje opozites te qendroj larg ketij procesi qe ai e q1uajti te rrezikshem edhe per integrimin e vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›