E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet e PD, presion Berishes

TIRANE - Ligjvenesit demokrate i bejne presion kreut te mazhorances qe te mos lere shume hapesira te pamerituara per perfaqesuesit e partive aleate, duke paralajmeruar pakenaqesi dhe per listat shumeemerore per kandidatet per deputete. Deputetet e Partise Demokratike ne mbledhjen me dyer te mbyllura te grupit parlamentar i kerkuan kryeministrit Berisha qe te mos lejonte marrjen e posteve te larta ne qeverisjen qendrore nga aleatet e PD-se ne qeverisje. Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te demokrateve, deputeti i Vlores, Bujar Leskaj ka kerkuar edhe qe kreu i qeverise te provonte ne poste drejtuese me shume perfaqesues te Partise Demokratike dhe me pak nga partite aleate te PD-se ne qeverisje. Nga ana tjeter Leskaj ka theksuar se edhe ndryshimet ne Kodin Zgjedhor duhet te kryhen ne favor te fitores te sa me shume kandidaturave te PD-se, duke perdorur edhe lista te mbyllura qe lene jashte kandidaturat e partive aleate. Por gjate pergjigjes se tij kryeministri Berisha ka qene i prere, duke theksuar se aleatet ishin nje pjese e rendesishme e mazhorances aktuale. Ne kete kuader kreu i qeverise, Berisha theksoi se nuk ndante pika te perbashketa me deputetin e tij, Bujar Leskaj ne lidhje me rolin dhe pozitat qe duhet te kishin perfaqesuesit e partive aleate ne qeverisje. Keshtu kryeministri, njekohesisht kreu i Partise Demokratike, Berisha eshte shprehur se ceshtjet e ndarjeve te posteve mes aleateve ne qeverisje mund te konsiderohen si ceshtje te mirefillta partiake dhe nuk mund te jene objekt i mbledhjes te grupit te PD-se. Ne fjalen e tij ne mbledhjen me dyer te mbyllura te grupit parlamentar te PD-se, kreu i ekzekutivit ka deklaruar se mazhoranca aktuale ka perpara dy ceshtje shume te rendesishme per te zgjidhur, sic eshte reforma elektorale per zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe lufta kunder korrupsionit dhe fenomenit te ryshfetit ne vend. Ne lidhje me reformen zgjedhore, kreu i qeverise Berisha i ka bere thirrje deputeteve te grupit te tij parlamentar qe te gjejne konsensusin me deputetet e opozites per sa i perket amendimit te Kodit Zgjedhor. Sipas Berishes, ndryshimi i Kodit Zgjedhor eshte nje ceshtje e cila duhet te gjeje patjeter edhe konsensusin e opozites, duke qene se ne baze te ketij dokumenti do te mbahen edhe zgjedhjet e reja parlamentare gjate veres se vitit te ardhshem. Njeheresh, Kryeministri ka perseritur se qeveria qe ai drejton eshte e vendosur te mbaje zgjedhje te lira dhe te ndershme ne perputhje me standardet nderkombetare.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›