E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela: Komunizmi nuk eshte shembur, vijon te jete ne pushtet

Deputeti i pavarur, Spartak Ngjela deklaroi dje gjate seances parlamentare se thirrjet e kryeministrit Berisha per tu distancuar nga perfaqesuesit e sistemit komunist ne vend ishin deklarata boshe. Kjo sipas Ngjeles, per faktin se vendi ende drejtohet nga perfaqesues te sistemit komuniste, te cilet ndonese kane kaluar me shume se 15 vjet nga fundi i ketij sistemi, vazhdojne ende ta drejtojne vendin me te njejtin mentalitet si ne kohen e regjimit komunist. Ne menyre te vazhdueshme deputeti Ngjela ka theksuar se procesi i dekomunizimit ne vend nuk ka nisur, por komunizmi ende nuk eshte shembur ne Shqiperi, vazhdon te jete ne pushtet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›