E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: Berisha presion opozites, te sjelle dosjet

Reagimin e kryeministrit Berisha per lidhjet me Fazllic, opozita e perktheu si presion te hapur ndaj saj. Kryetarja e grupit parlamentar te PS-se, Valentina Leskaj tha se pikerisht kryeministri qe akuzohet rende si i perfshire ne afera korruptive, vjen ne salle te parlamentit dhe kercenon opoziten. "Berisha po fyen Kuvendin. Nuk ka pse trembet nga debati dhe ne nuk trembemi nga te vertetat. Ka tre vite qe thote se kam dosje kam dosje, e asgje gje nuk sjell", reagoi kryetarja e grupit. Sipas Leskaj, nese vertete kryeministri ka dosje, le t'i sjelle ne salle, pasi dhe opozita do te kunderpergjigjet me te njejten monedhe. Ndersa deputetja socialiste Arta Dade e quajti te turpshem fjalimin e kryeministrit ne salle. Sipas saj, Berisha e ka humbur te drejten te ulet ne nje vend te barabarte me homologet e tij ne BE. Pas kesaj deputeti i LSI-se, Pellumb Xhufi kerkoi qe kryeministri te thirret per sqarime ne Prokurorine e Pergjithshme. Grupi socialist kerkoi qe ne fillim te seances zhvillimin e nje mocioni me debat me kryeministrin Berisha per te sqaruar lidhjet qe ka familja e tij me perfaqesuesit e aferave me te erreta ne Ballkan. Por ndonese kryeministri u shpreh i gatshem ne seancen e pasdites te pergjigjet, madje dhe te pranoje nje mocion mosbesimi ndaj tij, seanca me pyetje-pergjigje nuk u realizua. R.R


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›