E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Pasuria ime, e Argitës dhe Shkëlzenit

Në formularin e deklarimit të pasurisë së Kryeministrit Sali Berisha është shënuar një shtesë në llogarinë në "Tirana Bank" në emër të Liri Berishës me vlerën +10.074 lekë. Një tjetër shtesë llogarie në emër të bashkëshortes Liri Berisha në të njëjtën bankë është në shumën +13 lekë. Një llogari në "Intesa San Paolo" në emër të Sali dhe Liri Berisha është pakësuar me -1.500 lekë. Gjendja e llogarisë në "Credins" në emër të Sali Berishës është shtuar me +5.824 lekë. Të ardhurat nga paga e bashkëshortes janë shënuar në shumën +406.735 lekë. Një tjetër pakësim llogarie në emër të Liri Berishës është shënuar me -300 lekë, ndërsa një tjetër llogari është shtuar me +897 lekë. Një llogari në emër të Sali Berishës është shtuar me +122.769 lekë, ndërsa një tjetër llogari është pakësuar me -776 lekë. Të ardhurat nga paga në Kryeministri për vitin 2008 janë shënuar në shumën 2149592 lekë dhe të ardhurat nga shpërblimi në Kryeministri janë 9000 lekë. Të ardhurat nga paga e Liri Berishës në Qendrën Shëndetësore Nr.4 janë 576.947 lekë.
Shkëlzeni
Djali i Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, rezulton të ketë tre deklarata pasurie në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Në deklarimin e fundit për vitin 2008, Shkëlzeni deklaron se në llogarinë rrjedhëse në "Intesa San Paolo" ka gjendje shumën 84,659.67 euro. Të shtuara gjatë vitit 2008 janë shënuar 82,882.80 euro ndërsa janë pakësuar 7750,85 euro. Ai ka shënuar fitim neto nga puna si konsulent ligjor shumën prej 6930 euro për vitin 2008. Në një llogari rrjedhëse në "Intesa San Paolo" janë shënuar si pakësim 150.474 lekë, teksa totali rezulton të jetë 14,767.48 lekë. Në bankën "Credins" janë shënuar në një llogari rrjedhëse 460,497 lekë dhe janë të akumuluara si rrogë nga kompania "Eagle Mobile". Një tjetër llogari rrjedhëse në bankën SEB në Suedi rezulton të ketë në total 6000 euro dhe gjatë vitit janë shtuar 5000 euro e janë pakësuar 1 mijë euro. Në kapitullin angazhime dhe veprimtari private ose publike dhe të ardhurat e krijuara prej tyre shënohet 82,882.80 euro (neto) të ardhura nga një ndërmjetësim në shitblerje gjatë vitit 2008. Në të njëjtën faqe të deklaratës shënohet edhe shuma 6930 euro (neto) të ardhura nga një ndërmjetësim në shitblerje si person fizik. Në deklaratën e pasurisë së një viti më parë (2007) ka shënuar shitjen e apartamentit në Stokholm në shumën 5.600.000 korona suedeze dhe pjesa që zotëron është në masën 10%. Nga kjo shumë i janë kthyer bankës për shlyerje kredie 2.025.000 korona suedeze dhe është blerë një apartament tjetër më i vogël me vlerën 3.575.000 korona suedeze. Nga kjo shumë e fundit janë marrë kredi në bankë 1.000.000 korona, ndërsa pjesa tjetër është fitim i akumuluar nga aktivitetet e bashkëshortes para martesës. Në deklaratën për vitin 2007, Shkëlzeni ka shënuar të ardhura mujore 500 euro nga apartamenti në Tiranë i lënë me qira. Të ardhurat nga biznesi i konsulencës kanë shënuar si xhiro vjetore shumën 6.014.427 lekë të reja. Nga puna si drejtor i zyrës juridike të "Eagle Mobile" janë shënuar 460.000 lekë të reja për periudhën 05/07- 10/07. Një tjetër burim të ardhurash është paraqitur ajo e të ardhurave nga leja e lindjes së bashkëshortes dhe lehtësira të tjera nga shteti suedez në masën 200.000 korona suedeze. Në deklaratën e parë të pasurisë që ka plotësuar Shkëlzen Berisha, në publikimin e pasurisë për vitin 2006 janë shënuar këto të dhëna: Apartament banimi me sipërfaqe 100 metra katrorë me vlerë 5.600.000 korona suedeze. Një llogari rrjedhëse në bankën SEB me shumën 7000 euro. Të ardhurat nga puna si konsulent ligjor pranë avokates Argita Malltezi nga 01.01.2006 deri në 30.09.2006 janë shënuar në shumën 202.818 lekë në muaj.
Argita
Vajza e Kryeministrit, Argita, ka deklaruar diferencën e llogaritur mbi gjendjen e llogarisë në "Emporiki Bank" deri në 31.12.2008 me vlerën +9069 USD dhe +11227.41 euro. Diferenca e llogarisë rrjedhëse në "Chavy Chase" deri në 24.03.2009 ishte me -570.88 USD. Diferenca e llogaritur mbi gjendjen deri në 24.03.2009 në "UNFCU" rezulton të jetë shënuar -14077.09 USD dhe +2099.54 USD. Diferenca e llogarisë rrjedhëse në "Raiffeisen" deri në 31.12.2008 ishte në shumën 32.13 euro dhe +68454.58 lekë. Argita Malltezi ka shënuar mbyllje llogarie bankare në "Credins". Diferenca e llogaritur mbi gjendjen në 31.12.2008 në "Intesa San Paolo" është shënuar -94.538 euro dhe -42 USD. Nga një llogari në "BKT" janë shënuar +17,955 lekë. Argita Malltezi ka shënuar 8200 euro si të ardhura nga shitja e makinës "Mitsubishi L200". Të ardhurat nga shitja e makinës "Benz Mercedes class A" janë në shumën 5000 euro neto. Rroga bruto vjetore në Fakultetin e Drejtësisë dhe shpërblimet janë shënuar me 821.500 lekë; aktiviteti nga avokatia ka të ardhurat 5264362 lekë. Të ardhurat nga dhënia me qira e një apartamenti tek "ETC" janë në shumën 900 euro/muaj. Nga dhënia me qira e një apartamenti në rrugën "Lidhja e Prizrenit" ka marrë 1170 euro/muaj gjatë katër muajve. Nga mësimdhënia në fakultetin privat, në Kosovë, në muajt janar-qershor 2008 ka marrë 2600 euro/muaj (neto). Argita Malltezi ka shënuar edhe "repartrian grant" nga OKB, derdhur në gusht 2008 në shumën 9069 USD neto. Malltezi ka shlyer kredi nga "Emporiki" në shumën 138,019.84 euro.

TABELAT
Sali Berisha
Pasuria për vitin 2008
-Shtesë në llogarinë e bashkëshortes +10.074 lekë
-Shtesë në llogari të bashkëshortes +13 lekë
-Pakësim në llogari të Sali dhe Liri Berishës -1.500 lekë
-Gjendje llogarie në emër të tij +5.824 lekë
-Të ardhura nga paga e bashkëshortes +406.735 lekë
-Pakësim llogarie e bashkëshortes në masën -300 lekë
-Shtesë llogarie e bashkëshortes në masën +897 lekë
-Shtesë në llogarinë e tij me +122.769 lekë
-Pakësim në llogarinë e tij me -776 lekë
-Të ardhura nga paga e tij 2.149.592 lekë
-Të ardhura nga shpërblimet 9.000 lekë
-Të ardhura nga paga e bashkëshortes 576.947 lekë

Shkëlzen Berisha
Pasuria për vitin 2008
-Llogaria rrjedhëse: gjendja 84,659.67 euro (të shtuara 82,882.80 euro, të pakësuara 7750,85 euro)
-Fitim neto nga puna si konsulent ligjor 6930 euro
-Llogari rrjedhëse në "Intesa San Paolo": gjendja 14,767.48 lekë dhe pakësuar 150.474 lekë
-Llogari rrjedhëse "Credins": s‘ka ndryshime, gjendja 460,497.14 lekë
-Llogari te banka SEB, Suedi: totali 6000 euro (të shtuara 5000 euro, të pakësuara 1000 euro)
-Fitim nga ndërmjetësimi në shitblerje: 82,882.80 euro
-Fitim nga ndërmjetësimi në shitblerje: 6930 euro
Pasuria për vitin 2007
-Të ardhura nga shitja e banesës në Suedi 5.600.000 korona suedeze. I jep bankës 2.025.000 korona
-Blen një tjetër apartament në Suedi me vlerën 3.575.000 korona suedeze
-Kredi nga banka SEB në vlerën 1.000.000 korona suedeze
-Apartamenti në Tiranë jepet me qira për 500 euro në muaj
- Fitim nga shërbimi konsulent 6.014.427 lekë të reja
-Rroga nga puna në "Eagle Mobile" 460.000 lekë të reja
-200.000 korona të ardhura nga bashkëshortja prej lejes së lindjes
Pasuria për vitin 2006 dhe më parë
-Apartament 100 metra katrorë në Suedi me vlerën 5.600.000 korona suedeze
-Llogari rrjedhëse në bankën SEB në Suedi me vlerë 7000 euro
-Të ardhurat nga puna si konsulent i së motrës në studion ligjore 202.818 lekë në muaj

Argita Malltezi
Pasuria për vitin 2008
-Llogaria në "Emporiki": +9069 USD dhe +11227.41 euro
-Llogaria në "Chavy Chase": -570.88 USD
-Llogaria në "UNFCU": -14077 USD, +2099.54 USD
-Llogaria në "Raiffeisen": +32.13 euro, +68454.58 lekë
-Llogaria në "Intesa San Paolo": -94.538 euro, -42 USD
-Llogaria në "BKT": +17.955 lekë
-Të ardhura nga shitja e "Mitsubishi", 8200 euro
-Të ardhura nga shitja e "Mercedes Benz", 5000 euro
-Rroga e Fakultetit të Drejtësisë 821.500 lekë
-Të ardhura nga aktiviteti i avokatisë 5264363 lekë
-Nga qiraja e apartamentit tek ETC 900 euro/muaj për 12 muaj
-Nga qiraja e apartamentit 1170 euro/muaj për 4 muaj
-Të ardhura nga mësimdhënia në Kosovë 2600 euro/muaj për 6 muaj
-Repatriation grant, OKB, 9069 USD
-Shlyer kredi në "Emporiki" 138,019.84 euro

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›