Gjinushi: PS të rishikojë qëndrimin me aleatët
Kryetari i PSD-së nuk i ka kursyer as dje sulmet ndaj PS-së si shkaktare për humbjen e së majtës në zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas Gjinushit, kryetari i PS-së, Rama, duhet të ndryshojë taktikën e bashkëpunimit me të majtën, duhet të vlerësojë më shumë aleatë pasi e vetme, tha Gjinushi, PS-ja nuk vjen dot në pushtet. Gjinushi ka kërkuar nga PS-ja dhe Rama të rrisë shkallën e reflektimit ndaj aleatëve dhe zgjedhjeve të 28 qershorit për të nxjerrë përgjegjësitë. Gjinushi ka kritikuar Metën, duke theksuar se ai bëri lojë të caktuar për të sjellë Berishën sërish në pushtet. Sa për rezolutat e PS-së, kreu i PSD-së mbështet variantin e Ramës për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe kërkon krijimin e një qeverie teknike për zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, kjo qeveri nuk ka jetëgjatësi, pasi shumë shpejt do të nisë shitblerja e deputetëve, pasi PD-ja nuk ka mazhorancës për të miratuar ligje të rëndësishme dhe as draftin për martesën e homoseksualëve.