PS e Beratit: Mbështesim rezolutën e Ramës
Socialistët e Beratit mbështesin kryetarin e tyre Edi Rama dhe rezolutën e miratuar nga Asambleja Kombëtare të kësaj partie.. Ditën e djeshme Këshilli drejtues i Degës së PS-së në Berat,ka zhvilluar një takim, ku anëtarët e këtij këshilli kanë marrë në analizë situatën e ditëve të fundit në PS dhe kanë deklaruar se janë dakort me rezolutën e miratuar mga mbledhja e Asamblesë Kombtare dhe se mbështesin deri në fund kryetarin e tyre Edi Rama. Pas mbledhjes, sekretari i PS-së rrethit Stavri Ceca që lexoi në emër të socialistëve deklaratën u shpreh se "mbështesim rezulutën e Asamblesë Kombëtare si dhe qëndrimin e qartë të këtij forumi për zgjedhjet e 28 Qershorit në Shqipëri. Mbështesim qëndrimin e qartë të asamblesë për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve të 28 qershorit si një rezultat që nuk pasqyron vullnetin e popullit shqiptar, njëherësh dhe të votuesve të Beratit".