E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Pergjegjesia per viktimat eshte e Rames

Edi Rama do të mbajë përgjegjësi për 3 të vdekurit në përplasjen para kryeministrisë. Në të parin reagim pas asaj cfare ndodhi për orë të tëra në dyert e institucionit që drejton shefi i qeverisë deklaroi se arëmt që vranë dhe plagosën demostruesit nuk ishin as të policisë dhe as të gardës.

"Tentuan të pushtojnë kryeministrinë e vendit, ti vënë asaj zjarrin dhe të vendosin këtu pushtetin e dhunës. Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave theksoi se të dhënat paraprake flasin se secili prej tyre është qëlluar nga afër me armë pistoleta të lehta që nuk gjenden në armatimin e policisë së shtetit, as të gardës së republikës. Kryeministri juaj ka qëndruar nga ora 14.30 pasi u ktheva nga një drekë, deri në këtë minutë, në zyrën dhe detyrën e tij. Zoti Rama do mbajë të gjithë përgjegjësinë për këtë që ka ndodhur. Jap garanci të plotë për këtë dhe përgjegjësi shumë planëshe",deklaroi Berisha.

Duke folur për skenarë të kuq të trojkës Rama-Ruci –Gjinushi,për të pushtuar kryeministrinë dhe parlamentin, dhe marrë pushtetin me dhunë,  kreu i qeverisë bëri të qartë se në një tubim tjetër si ai i të premtes, nuk do të tolerojë shfaqje dhune.

"Ju garantoj që unë Sali Berisha dhe gjithë punonjësit e këtyre institucioneve do tu rezervojë ju atë që sdo e gjeni kurrë më të mendojnë për të sulmuar", vijoi kryeministri. Dorëheqja për kryeministrin ka qenë një opsion që nuk i ka shkur ndërmend, po ashtu dhe zgjedhjet e  parakohshme.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›