E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urdher- arreste per 6 funksionare. Tre vrasjet hetime intensive

(UPDATE) Ne nje lajm me te fundit mesohet se prokuroria ka leshuar urdherarrestet per 6 funskionare ne lidhje me trazirat e djeshme. Prokuroria konfirmon lajmin per “Alsat” ndersa thote se eshte ende heret per te publikuar emrat dhe postet e tyre . Nderkohe tani pritet ekzekutimi i urdherarresteve nga policia. Po nga prokuroria e kryeqytetit mesohet se po intensifikohen hetimet per zbardhjen e ngjarjes se djeshme.Organi qendror i akuzes njoftoi se ka ngritur një grup hetimor që përbëhet nga prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore.

• Trazira, kaos e përleshje në Tiranë
• Berisha: Përgjegjësia për viktimat e Ramës
• Rama: E shtuna, ditë zie për shqiptarët
• Protestat, reagojnë SHBA, BE dhe OSBE
• Presidenti Topi apel për qetësi
• Jehona në mediat e huaja

Një pjesë e këtyre kanë hetuar vendin e ngjarjes pranë kryeministrisë, duke mbledhur dhe sekuestruar çdo provë të mundshme materiale. Veç kësaj, prokuroria ka marrë librat e gadishmërisë dhe planin e masave të Gardës së Republikës si dhe kamerat e instaluara nga Policia e Shtetit në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor ka kryer dhe kqyrjen e viktimave si dhe ka marrë dëshmitë e personave të plagosur. Pjesëtarë të grupit hetimor janë të pranishëm në komisariatet e Policisë së Tiranës ku kanë marrë në pyetje të të gjithë personave të shoqëruar.

Organi qendror i akuzes ka vazhduar marrjen ne pyetje te personave edhe gjate nates, nderkohe qe ka kerkuar edhe bashkepunimin e mediave per venien ne dispozicion te xhirimeve te realizuara gjate demostrates se opozites.Prokuroria e Përgjithshme ka bërë me dije se është e vendosur për të gjetur dhe evidentuar personat që shkaktuan vrasjen e tre personave dhe ishin pjesë e akteve të tjera.

Alsat Azhornuar së fundi ( e shtunë , 22 janar 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›