E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Permiresim i bazes ligjore te administrates publike

Kryeministri Sali Berisha i pranishëm në tryezën për reformimin e adminstratës publike e vuri theksin tek ndryshimet epokale që ka pësuar kjo administratë në 20 vite përballë trysnive politike të pamerituara, ndërsa shprehu angazhimin dhe vendosmërinë e qeverisë për përmirësimin e bazës ligjore të administratës.

“Në këto 20 vite administrata publike ka qenë faktor kryesor i të gjitha reformave të realizuara, reforma që kanë shënuar transformime epokale. Administra publike është përshtatur me një dinamizëm të madh ndryshimesh të gjithanshëm të vendit. Është përballur me vështirësi serioze, me trysni politike të pamerituara, me pasoja të vendosjes të menjëhershme të statusit të nënpunësit civil. Është përballur me pamundësinë për arsye politike të ndryshimeve të domosdoshme ligjore në mënyrë që shërbimi civil që përbën shtyllën kryesore, pasurinë më të madhe të administratës shtetërore të mund të ridimensionohet, të konsolidohej, të mund të pësonte ndryshime të domosdoshme në përputhje me prurjet më cilësore” theksoi kryeministri Berisha.

Më tej ai shtoi se qeveria po bën të gjitha përpjekjet që të hapë së shpejti shkollën për administratën publike, për kualifikimin e saj. Ligji shtoi ai do të ndihmojë për konsolidimin e sistemit, ndërkohë që premtoi se do të bëjë gjithçka për qeveri dhe administratë të vogël.
Gjithashtu në funksion të përmirësimit të administratës kryeministri nënvizoi se do të bëjë gjithçka për bashkëpunim me opozitën në këtë drejtim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›