E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr ne Katar humbin jeten 19 persona mes tyre 13 femije

19 persona humbën jetën, 13 prej tyre fëmijë, si pasojë e një zjarri të fuqishëm në një nga qendrat tregtare më luksoze në Doha të Katarit. Fëmijët ishin nga Spanja , Japonia dhe Filipinet, ndërsa një burim diplomatik në Madrid tha se katër prej fëmijëve ishin nga Spanja. 17 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej të cilëve me djegie të shkallës së rëndë. Ende nuk është e qartë se kush ka qenë shkaku i zjarrit. Ministria e Brendshme e Katarit njoftoi nisjen e një procesi hetimor.

"Një zyrtar i ministrisë tha se të gjitha ndërtesat në Katar i përmbahen rregullave të sigurisë "pa përjashtim" dhe se një komision hetimor do të formohet për të shqyrtuar çështjet e kërkesave të sigurisë.Shumë emigrantë jetojnë në Katar, qendra tregtare u hap në vitin 2006, është një kompleks Italian dhe është ndër më lukzozët në Doha dhe vizitorët e tij, janë kryesisht turistë të huaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›