Jovan Cico Kosturi, kjo antikë kombëtare
hap shhkolla e parë shqipe në Korçë, në Muzeun e Arsimit shqiptar, pas kaq vitesh e përpjekjesh për pavarësi, u realizua në këtë përvjetor të 7 marsit, takimi i dy ministrave, tashmë të një Kosove të pavarur. Pavarësia e Kosovës dhe ajo e shkollës së hapur në Korçë në vitet e vështira të kombit shqiptar në një të shkuar të largët, duket se qëndrojnë bashkë si përpjekje dhe triumf i shqiptarëve dhe gjuhës shqipe në shekuj. Korça ish qyteti ku u hap shkolla e parë në momentet kur kombi shqiptar rënkonte nën sundimin ottoman dhe veprimtarisë më të dëmshme kundër idealit kombëtar, greqizmës e propagandës së saj, ndërsa mësimi në shkolla deri atëherë zhvillohej në gjuhë të huaj, greqisht për të krishterët, e turqisht për myslimanët. Propaganda greke përdori të gjitha mënyrat për goditjen e nacionalizmit shqiptar, nga mallkimet e deri tek ato ngatërresa të çuditshme që u shpikën ndaj shqipes e njerëzve që luftuan për të.Elementët që ju kushtuan çështjes së patriotizmit dhe gjuhës shqipe u ndikuan dhe nga veprimtaria e fuqishme e patriotëve shqiptarë jashtë vendit. Duket se ngjarjet në histori ndonëse për çështje të ndryshmë, po gjithsesi për pavarësi shqiptare, ndonëse në epoka të ndryshme kanë gjithnjë diçka të përbashkët. Formimi i Lidhjes Shqipatre të Prizrenit në 1878 dhe besimi tek vëllezërit Frashëri, krijimi i Komitetit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Krahinën e Korçës, pikpamjet e Kuvendit të Gjirokastrës në 23 korrik1880, ideja se të krishterët e myslimanët janë vëllezër, veprimtaria e Sami Frashërit e Jani Vretos nga Stambolli për formimin e alfabetit unik, si dhe veprimtaria e patriotëve të Bukureshtit për përhapjen e librave shqip, duket se ndikuan në klimën e përgjithshme, derisa më pas të realizohej mundimshëm hapja e kësaj shkolle. Është një periudhë e gjatë përpjekjesh të patriotëve shqiptarë brenda e jashtë vendit, e cila do ndryshonte situatën e ndikonte për realizimin e atij misioni të rëndësishëm e të vështirë, i cili u pagua me sakrifica e shumë më shumë, me jetë njërëzish. Shpesh historia na fsheh ngjarje, episode, që akoma nuk i kemi zbuluar, ose i dëgjojmë rrallë. Parlamenti shqiptar i vitit 1924, sipas mbledhjes së tij në 4 shkurt 1924, me propoim të Ali Këlcyrës, në shenjë nderimi mban disa minuta heshtje për vdekjen e patriotit shqiptar Jovan Kosturi,veprimtaria e të cilit dhe brezave pas tij lidhej me hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë. Shqiptarët e Bukureshtit i ngarkuan detyrën e shpërndarjes së librave shqip, ndërsa anëtari i Shoqërisë Drita të Bukureshtit, patrioti Thimi Vasil Marko, u kthye në Korçë për krijimin e një shoqërie kulturore, duke kërkuar dhe futjen e shqipes, një veprim ky tejet i guximshëm. Në fillim të viteve1886, për ti dhënë lëvizjes korcare një udhëheqje në misionin e saj, u krijua në Korçë Komiteti Kombëtar i Fshehtë, me kryetar Jovan Cico Kosturin, Thimi Markon e Orhan Çerciz Pojanin. Në pamundësi për krijimin e shoqërisë kulturore, veprimtaria u zhvillua në ilegalitet, duke synuar organizimin e veprimtarisë së patriotëve të shpërndarë në krahinat e tjera të vendit, përhapjen e shkollave shqipe, mbledhjen e fondeve të nevojshme. Qëndresa e autoriteteve turke dhe grekomanëve shqiptarë vështirësoi mjaft veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë. Pas shumë shumë përpjekjesh në emër të Pandeli Sotirit u nxorr nga qeveria turke, leja e nevojshme për hapjen e një shkolle private në Korçë, si shkolla e parë shqipe, e cila ruhet dhe sot si Muzeu i Arsimit Shqiptar. Kjo shtëpi u dhurua nga Diamond Tërpo, korçar që jetonte në Bukuresht dhe 7 marsi i1887 shënoi hapjen e së parës shkollë shqipe nga patriotët korçarë, e para brenda Shqipërisë. Kjo njgarje u kthye në një manifestim, ndërsa dyqani i Jovan Kosturit u bë qendra e propagandës së shqiptarizmit, një shembull për të tjera veprimtari e shkolla në të tjera krahina të vendit.Viti 1892 shënoi hapjen e shkollës së parë për vajza, nën drejtimin e Gjerasim Qirjazit. Naim Frashëri do i kushtonte vargjet e njohura evenimentit të hapjes së shkollës së parë shqipe, ndërsa ngjarjet do fillonin te precipitonin drejt ndëshkimit e hakmarrjes. Mësimi i parë për patriotët shqiptarë apo një mënyrë trembjeje ishte vrasja në Molo të Selanikut e Spiro Kosturit, në 11nëntor 1906, prej dy grekëve.Disa ditë pas vrasjes së djalit, u zhvillua dhe gjyqi ndaj Jovan Kosturit dhe dy djemve të tjerë.Ishin gazetat shqiptare jashtë atdheut, ishte opinioni publik ai që ndikoi fuqishëm, që pas një paraburgimi të gjatë e mungese provash, Jovan Kosturi të lirohej. Ishte artikulli i bujshëm i redaksisë së gazetës Drita të Sofjes, në 26 shkurt1907,me titull Pse grekët vranë Spiro Kosturin?, Ç bëri qeveria barbare, c duhet të bëjnë shqiptarët? Shqiptarët e Bostonit organizuan një tjetër mbledhje ku diskutuan Petro Nini Luarasi, Sotir Peçi, ndërsa madhështor, fjalimi i Nolit bëri përshtypje të vecantë. Ky fjalim i mbajtur nga Noli më 23 dhjetor 1906, i botuar në Kombi më 1 janar 1907, është një pjesë e jehonës dhe indinjatës , zemërimit në tërë qarqet patriotike brenda dhe jashtë Shqipërisë për vrasjen e Spiro Kosturit. Duke botuar fjalimin e Nolit Kombi shënonte: Ata që nuk dëgjuan nuancat e zërit të tij, humbën shumë se Noli nuk foli, po këndoi Pas djalit Spiro Kosturi, në fushën e Orman Cifligut në 1911 vritet në moshën 19- vjeçare dhe Kostaq Spiro Kosturi, bashkë me të tjerë luftëtarë shqiptar. Pas vargjeve të dhimbshme Dëshmor i ati, theror i biri, kështu vdes vetëm i liri,në gazetën Koha të viti 1918 n 131, Mihal Grameno, pas vrasjes së djalit dhe nipit të patriotit Jovan Kosturi, shkruan I vetmi dëshpërim i Jovanit ka qënë vetëm Shqipëria. Ai qëndronte i patundur si një breth i gjelbër duke i duruar me gëzim vuajtjet e theroritë për nder të Shqipërisë, kjo antikë kombëtare... Kjo Antikë kombëtare sipas Mihal Gramenos, që fati do ta lidhte me Kosturët, do blinte në Austri veglat muzikore të Bandës së Lirisë së Korçës, duke kontribuar kështu dhe në krijimin e Bandave Muzikore shqiptare. Një tjetër gazetë, ajo e vitit 1924 e datës 6 shkurt nr 76 do shkruante disa nga fjalët e Jovan Kosturit Armiqtë le të bëjnë c të duan, unë përpiqem për më të shtrenjtën gjë në botë, gjuhën shqipe, nuk dua t ja di e në më varçin. Jovan Kosturi, apo Jovan Shqiptari siç quhej kishte lidhje të ngushta dhe me patriotët e veriut. Që në 1909 ai mbante sekretar në dyqani e tij , të riun shkodran Hil Mosi, që dinte gjermanisht, nën pretekstin e tregëtisë me Austrinë, të vetmin vend me të cilin lejonte tregëti Turqia. Nën drejtimin e Jovan Kosturit, Hil Mosi organizoi të parën shoqëri sportive shqiptare, atë Vllazëria, që u bë vatër e ideve të lirisë e pavarësisë. Në gusht të vitit 1923 Fan Noli që ndodhej në Korcë viziton shtëpinë e plakut të nderuar. Bisedohet gjatë për hallet vendit. Një pullë emisionit të parë të pullave shqipe, e emetuar nga qeveria e Ismail Qemalit, ka pamjen e shtëpisë së Kosturëve. Përtej komenteve të historisë, janë interesante disa ngjarje personale, të shndërruara në tronditëse për kohën, në pengesa të habitshme, të cilat sot mund të duken të pa imagjinueshme. Presionet ndaj Jovan Kosturit dhe patriotëve të tjerë shkonin përtej mallkimit, në pengesa absurde, siç ishte ajo e martesës së djalit të tij Kristaq Kosturi, që u shndërrua në një martesë historike, për të cilën Kryeministri rumun Titu Maioresku, u detyrua të bënte nga qyteti vogël ku ishte për pushime një këshillë ministerale. Pamundësia e një martese dhe gjithë përipecitë e atëhershme, në një kohë të sotme tingëllojnë absurde Martesat në atë kohë ishin të kushtëzuara nga mosekzistenca e registrimit të martesës laike. Këtë funksion e kryente kisha dhe xhamia. Mitopolia që jepte leje për martesat fetare të ortodoksëve, refuzoi një kërkesë të tillë. Kjo n