Bumçi: Thirrja për dorëheqjen e Bashës, dëshpërim i Ramës

Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi shprehu të shtunën mbështetjen e plotë ndaj ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, duke theksuar se "ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës është përgjigja më e mirë ndaj akuzave të Edi Ramës".Aldo Bumçi, gjatë një konference për shtyp theksoi se "pas një sërë takimesh të suksesshme të z. Basha me drejtues të diplomacisë botërore në Bruksel, Helsinki, Oslo etj, Rama i përgjigjet me thirrjen e tij dëshpëruese për dorëheqje nga detyra e ministrit të Jashtëm. Megjithë këtë qëndrim, Edi Rama, veçse faktohet si kryeprokurori politik i vendit që ka manipuluar gjer në palcë institucionin e akuzës dhe që pas dështimeve të njëpasnjëshme në këtë proces manipulimi, përsërit në mënyrë të përditshme kërkesën për largimin e z. Basha nga Ministria e Jashtme", përfundoi deklaratën e tij deputeti Bumçi