Manjani: Qeveria mos pengojë Prokurorinë në çështjen Durrës-Kukës
Partia Socialiste i ka kërkuar qeverisë të mos bëjë më presion ndaj organit të akuzës për çështjen e rrugës Durrës- Kukës ku i pandehur është Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha. Nëpërmjet Arta Dades, PS-ë, i ka kthyer përgjigje akuzave të demokratëve për qëndrim kundër rrugës kombëtare të shqiptarëve, duke deklaruar se qeveria Berisha është shndërruar në një strehë azilantësh për ministrat që hetohen nga Prokuroria.PS-ë ka qenë në qendër të deklaratave të Ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha i cili e ka akuzuar për pengim të ndërtimit të rrugës Durrës- Kukës , si dhe fabrikim të akuzave ndaj tij.