E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD:Rama të repektojë shtetin ligjor

Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënësit të saj, Gerti Bogdani, i kërkoi të shtunën, Kryetarit të PS, Edi Rama, "që të respektojë institucionet e pavarura dhe shtetin ligjor". "Dje dhe sot, -pohoi Bogdani,- kryehetuesi politik i vendit, Rama, sulmoi gjykatat, vendimet e tyre, kancelarët, shortin elektronik, dhe gjykatësit, vetëm e vetëm se ata, zbatojnë me korrektese ligjin dhe shtetin ligjor të vendit." Sipas Bogdanit, "kryetari i PS, dhe njëkohësisht edhe kryehetuesi politik i vendit, mund të manipulojë dhe të shndërrojë në një instrument të tij, ndonjë element të kapur nga krimi në Prokurorinë e Përgjithshme, por nuk mund të mposht ligjin dhe shtetin ligjor të këtij vendi." Në vijim të deklaratës së tij, përfaqësuesi i Selisë Blu, Gerti Bogdani, i kërkoi Ramës,"të heq dorë nga roli i shëmtuar i kryehetuesit, se ai dhe instrumentat e tij, nuk do të mund të fshehin me asgjë lidhjet e tyre me krimin"

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›