E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Po dëmtohet Shqipja, të divorcohet urgjentisht nga Letërsia

Tiranë- Kryeminsitri Berisha ka uruar nga mbledhja e qeverisë të gjithë fëmijët shqiptare që nisin vitin e ri shkollor më 10 Shtator duke u premtuar se kushte më të mira qeveria do të ofrojë për ta. Sipas kryeminstrit gjatë viteve të qeverisë së tij Arsimi ka qënë e do të mbetet një prioriet.

Janë ndërtuar e ridnërtuar mbi 1400 shkolla, janë pajisur me laboratore, e në çdo shkolla ka internet. Nnënësit nga pakicat kombëtare, nga ata që vijnë nga familje që trajtohen me ndihma ekonomike, kanë persona me aftësi të kufizuar në familje, kryefamiljarë në pension etj do ti rimbursohen 100% vlera e librave. Rimbursohen 50% tekstet për të gjithë punoënjsit buxhetore të sipërmarrjeve publike apo kompanitë ku shteti është aksioner, por që kanë një pagë bruto nën 30 mijë lekë, fëmijët e emigrantëve marrin falas tekste,-tha Berisha duke nënvizuar se pagat e mësuesve janë rritur siç ishte premtuar.

Kryeministri porositi ministrin e Arsimit që kurikula e Gjuhës Shqipe të trasnformohet tërësisht pasi sipas tij sistemi Gjuhë-Letërsi e ka dëmtuar rëndë.

Gjuha Shqipe duhet të shtrihet në të gjithë ciklin dhe ata parashkollor me elementët më fillestarë të saj. Shmangien tërësisht të metodës klasike të saj dhe kalimin e mësimit me rrogëzim. Ne në shkollë duhet të kemi dy shtylla kryesore: Gjuhën dhe Matematikën. Por nëse i përmbahemi konceptin Gjuhë dhe Letërsi nuk bënin as Gjuhën dhe as Letërsinë, kurikulat e reja duhet të hyjnë sa më shpejt në përdorim. Jo metoda klasike, smund ti dëmtojmë as një rrokje gjuhës dhe as një minutë nga programi. Edhe mësuesit duhet të rikualifikohen. Ndaj dhe nëse ka një divorc pozitiv të sigurt në të gjitha aspekt është gjuha veçmas, letërsia veças,-tha tha Berisha duke vlerësuar se sistemi Gjuhë-Letërsi e ka dëmtuar gjithë këto dekada Gjuhën Shqipe.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›