E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Po kërkojmë naftë në fshtatin e Ramës

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rregullimit tëTerritorit, kryeministri, Sali Berisha ia ka dal mbanë të tërheq të gjithë vëmendjen e medias. Edhe pse në fakt u morën disa vendim jo shumë të rëndësishme për opinionin publik, Berisha i dha rëndësi duke përfolur kreun e opozitës. Bëhej fjalë për kërkimin e naftës në Shpirag, ku kompania Petromanas, do të kryej shpime në Mbreshtan, që Berisha tha se është fshati i Edi Ramës.

Kjo kompani riktheu Shell në Shqipëri dhe shpresat për gjetje të mëdha nafte janë reale. Pusi i Shpiragut është pus i thellë mbi 6 mijë metra dhe optimizmi i Shell dhe Petromanas është sipas tyre, i bazuar dhe i madh, tha Berisha.

Kryeministri shtoi më tej se Shqipëria gjithnjë e më shumë po vlerësohet si një vend me perspektivë të madhe në fushën e hidrokarbureve dhe për këtë do të realizohet infrastruktura për dy shpime.

Për gazetarët të cilët nuk mund të mos pëlqejnë apo kërkojnë skupin edhe aty ku nuk është, dua të them se ky shpim ndodh e kjo rrugë ndërtohet pikërisht në fshatin e Edi Ramës. Fshat, të cilin unë e kam vizituar dy herë dhe biri i tij i shquar nuk e ka vizituar asnjëherë. Madje as nuk pranon se është nga Mbreshtani. Është një zonë shumë e bukur, me një shpat fantastik. Është një zonë me qershi e ullinj nga më të bukurat në Shqipëri. Piktori doli i dështuar, pavarësisht nga peizazhi atje, tha Berisha.

Deri tani Rama e ka injoruar, edhe pse zakonisht i kundërpërgjigjet në rrjetin social Tuiter. Ndërsa më herët këtë çështje ai e ka trajtuar si problem inferioriteti të Berishës. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›