Berisha: Po negociojmë me Azerbajxhanin dhe Turqinë
04/11/2009 Nisin negociatat për ndërtimin e naftësjellësit që kalon përmes Shqipërisë
Qeveria shqiptare ka nisur negociatat për të mundësuar kalimin përmes territorit të vendit tonë të një naftësjellësi. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje në konferencën ndërkombëtare mbi investimet e huaja në Shqipëri se qeveria po diskuton me qeveritë e Azerbajxhanit, të Turqisë dhe të shteteve të tjera për ndërtimin e një naftësjellësi që do të kalojë përmes Shqipërisë dhe do të ketë si destinacion Evropën dhe që do të quhet “Transadriatik 1”. “Ne po negociojmë me qeveritë e Azerbajxhanit, të Turqisë dhe shteteve të tjera për ndërtimin e një naftësjellësi që do të kalojë përmes Shqipërisë, të quajtur “Transadriatik1”, që do të ndërtohet nga dy kompani: njëra zvicerane dhe tjetra norvegjeze”, - ka deklaruar kryeministri Berisha. Sipas parashikimeve, kjo vepër, që kalon përmes territorit të Shqipërisë, ka shumë gjasa të jetë më konkrete pas të shumëpërfolurit “Ambo”. Gjithashtu kryeministri Berisha ka bërë me dije edhe një projekt tjetër të rëndësishëm që do të ndërtohet në vendin tonë. “Një tjetër projekt i rëndësishëm në diskutim me qeverinë e Katarit është ai për ndërtimin e një impianti rigazifikimi dhe termocentrali me gaz në Seman”, - deklaroi ai. Prezantimi i dy projekteve, naftësjellësi dhe rigazifikatori në Seman, sipas kreut të qeverisë janë dy mundësi të reja energjie që Shqipëria u ofron investitorëve të huaj. Shefi i ekzekutivit përmendi gjashtë parqet industriale dhe angazhimin e qeverisë për të ngritur të gjithë infrastrukturën e nevojshme për mbështetjen e këtyre projekteve gjigante energjetike. “Jeni të mirëpritur të vlerësoni potencialet e mëdha që ofrojnë këto parqe industriale”, - ka deklaruar ai.
Gjatë konferencës së dytë të investimeve të huaja në Shqipëri, ku morën pjesë presidenti i “IDB grup” Muhamed Ali, drejtori i përgjithshëm i Fondit të OPEC-ut për Zhvillim, Sulejman Jasir Al-Herbish, si dhe përfaqësues të institucioneve ekonomike ndërkombëtare, kryeministri Berisha ka bërë me dije se në Shqipëria gjatë viteve të fundit janë rritur ndjeshëm investimet e huaja. Sipas tij, në Shqipëri investimet e huaja kapin shifrën 436 milionë euro vetëm për gjashtë muajt e parë të këtij viti. Kryeministri falënderoi përfaqësuesit e Bankës Islamike për Zhvillim dhe Fondit të OPEK-ut për Zhvillim Ndërkombëtar për projektet e financuara në vendin tonë, kryesisht në infrastrukturë, shëndetësi arsim etj. Kryeministri theksoi se turizmi është një nga fushat ku mund dhe duhet të investohet.
Projekti
Ndërtimi i naftësjellësit, që mendohet të kalojë përmes territorit të vendit tonë, do ti japë një shtysë të fuqishme ekonomisë shqiptare. Ky projekt pritet të realizohet nga dy kompani: njëra zvicerane dhe tjetra norvegjeze, të specializuara në këtë fushë. Qeveria shqiptare po negocion me qeveritë e Azerbajxhanit, të Turqisë dhe të shteteve të tjera për ndërtimin e këtij naftësjellësi, i cili do të kalojë përmes Shqipërisë dhe do të ketë si destinacion Evropën dhe që do të quhet “Transadriatik 1”. “Ne po negociojmë me qeveritë e Azerbajxhanit, të Turqisë dhe shteteve të tjera për ndërtimin e një naftësjellësi që do të kalojë përmes Shqipërisë, të quajtur “Transadriatik1”, që do të ndërtohet nga dy kompani: njëra zvicerane dhe tjetra norvegjeze”, - ka thënë dje kryeministri Berisha.
Nevojë për investime
Kreu i qeverisë ka deklaruar se ekonomia shqiptare më shumë se kurrë ka nevojë për investime në projekte vendimtare për vendin, të cilat do të rritin hapësirat e tregut dhe do të përmirësojnë në vazhdimësi klimën ndaj biznesit. “Konferenca po mbahet në një moment shumë të rëndësishëm, në një moment kur ekonomia shqiptare ka një nevojë të madhe për investimet e huaja. Ekonomia shqiptare ka nevojë për financime projekte vendimtare për vendin, të cilat do të rritin hapësirat e tregut dhe do të krijojnë një klimë shumë të favorshme për biznesin”, - tha kryeministri Berisha. Ai theksoi se kompanitë e reja do të gjejnë në Shqipëri mundësi të jashtëzakonshme për të shfrytëzuar në turizëm, energji, miniera etj. Gjithashtu për shefin e ekzekutivit investitorët do të gjejnë në vendin tonë një ekonomi vërtet tërheqëse e dinamike.
Mbështetje rritjes ekonomike
Presidenti i Bankës Islamike për Zhvillim, Ahmet Ali, i ka vlerësuar zhvillimet ekonomike të vendit tonë si domethënëse për investimet e huaja në një kohë krize botërore. Ali vlerësoi projekte të tilla si rrugën Durrës–Kukës–Morinë, korridoret rrugore që lidhin Durrësin me Greqinë apo Durrësin me Maqedoninë. “Kam rastin tju shpreh përgëzimet për progresin e arritur. Është domethënës progresi që Shqipëria ka arritur në procesin e integrimit. Rritja ekonomike 6% e dy vjetve të fundit, rritja e investimeve të huaja janë gjithashtu tregues inkurajues. Ne do të vazhdojmë të mbështesim rritjen ekonomike të Shqipërisë sipas prioriteteve të qeverisë”, - ka thënë presidenti i Bankës Islamike për Zhvillim. Të njëjtin vlerësim ndau edhe drejtori i përgjithshëm i fondit të OPEK-ut për Zhvillim, Sulejman al Herbish.
Fondi i Zhvillimit Rajonal
Të nxitet zhvillimi i balancuar i të gjitha qarqeve
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se reforma e zhvillimit rajonal synon zhvillimin e balancuar të qarqeve të vendit, nxitjen e fuqive investuese dhe përgatitjen për procesin e integrimit. Gjatë një mbledhjeje me anëtarë të kabinetit qeveritar, e cila kishte për qëllim dhënien e formës përfundimtare reformës së zhvillimit rajonal, nismë e qeverisë, kryeministri theksoi se qëllimi është nxitja e zhvillimit të balancuar të qarqeve të vendit, përgatitjen e tyre për procesin e integrimit evropian, aftësimin e tyre, gradual, në mënyrë që ata në një të ardhme jo të largët të jenë të gatshëm të negociojnë direkt me strukturat ndërkombëtare. Shefi i ekzekutivit u shpreh se të gjitha investimet e tjera pa përjashtim do të zhvillohen në territorin e çdo rajoni, si investimet në rrugët rurale, dytësore, investimet që jepen për bujqësinë e atij qarku, për ujësjellësit, shkollat, qendrat shëndetësore etj. “Fondi i Zhvillimit Rajonal nuk është një institucion shtetëror në vetvete, por përbën një mekanizëm të decentralizimit, mekanizëm nxitjeje dhe shpërndarjeje më të drejtë të fondeve”, - deklaroi kryeministri Berisha. Ai siguroi se ky institucion do të jetë një rikonceptim, në të cilin qeveria qendrore përcakton disa kufizime të qarta për veten e vet dhe që konsolidon më tej pushtetin e autoriteteve vendore e nxit zhvillimin e fuqive të tyre investuese. Kryeministri Berisha shprehu besimin se përmes këtij fondi do të realizohet një planifikim shumë më i mirë, më i balancuar e më i ekuilibruar i investimeve dhe bëhet një shpërndarje më e drejtë e të ardhurave. Gjatë kësaj mbledhjeje kreu i qeverisë ka vlerësuar punën e Ministrisë së Financave, e cila ka iniciuar fillimisht konceptin e krijimit të Fondit të Zhvillimit Rajonal, e ka përpunuar më tej atë dhe tashmë mbetet vetëm ti jepet forma përfundimtare. Fondi i Zhvillimit Rajonal do të përfshijë të gjitha investimet që zhvillohen në territorin e çdo rajoni të vendit, përveç investimeve në rrugët e mëdha të vendit, si dhe infrastrukturave të mëdha kombëtare, si ujësjellësit e mëdhenj etj.
“Një OKB”
Pollo: Programi i rëndësishëm për Shqipërinë
Ministri i Shtetit Genc Pollo ka deklaruar gjatë mbledhjes së Komitetit për Modernizimin e Qeverisë, i cili po punon me programin “Një OKB”, se reforma e ndërmarrë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara me iniciativën “Një OKB” përputhet plotësisht me punën e bërë vitet e fundit nga qeveria shqiptare. Gjatë kësaj mbledhjeje ministri Pollo vlerësoi prioritetet e përfshira në programin-pilot “Një OKB”, të cilat janë të një rëndësie të veçantë për vendin tonë, në përputhje me prioritetet e strategjisë kombëtare për zhvillim dhe integrim. “Mbështetja që programi i jep fushave të ndryshme janë të një rëndësie të veçantë për vendin tonë dhe unë shpreh besimin se projektet e zbatuara janë në përputhje të plotë me prioritet e Shqipërisë”, - tha ministri Pollo. Ai ka vlerësuar në maksimum ndihmën që zyra e OK-së në Tiranë i ka dhënë qeverisë shqiptare në fusha të ndryshme. Nga ana e saj koordinatorja e përhershme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Tiranë, Gulden Turkozz-Cosslett, ka vlerësuar rolin udhëheqës të qeverisë shqiptare në hartimin dhe zbatimin e programit. Programi “Një OKB” për periudhën 2007-2010 është ndërtuar mbi axhendën e reformave të vendosura nga shtetet anëtare të OKB-së për të rritur koherencën dhe efektivitetin e veprimeve në terren.