Korrupsioni dhe vizat, Ilir Meta takon Ina Ramën
04/11/2009 Ministri: Duhet të bashkërendojmë punën me qëllim integrimin në BE
Asnjë bisedë për imunitetin e Bashës dhe Mediut
TIRANE- Zv/kryeministri njëkohësisht dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, ka zhvilluar dje një vizitë pune në organin e Prokurorisë së Përgjithshme ku është takuar me kreun e këtij institucioni zonjën Ina Rama Vizita është konsideruar tepër pozitive nga ana e përfaqësuesve të akuzës, të cilët thanë se takimi ka shërbyer më shumë për shkrirjen e “akujve” midis institucionit të Prokurorisë dhe ekzekutivit. Në plan të parë u duk si një takim rutinë, por në fakt qëllimi i vizitës së Ilir Metës në zyrën e Kryeprokurores Ina Rama, ishte bashkërendimi i punës midis institucioneve dhe inkurajimit të kësaj të fundit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, kriter ky që është vënë si kusht kryesor nga Bashkimi Evropian, për liberalizimin e vizave. Takimi Meta-Rama ka zgjatur rreth një orë dhe që pas përfundimit ministri i Jashtëm është shprehur se qëllimi i kësaj bisede ka qenë bashkërendimi i veprimeve mes qeverisë dhe institucioneve të pavarura për procesin e liberalizimit të vizave dhe gjithë detyrimet që dalin nga progres raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë. “Ka qenë thjesht një takim pune me Prokuroren e Përgjithshme në kuadër të koordinimit tonë me gjithë institucionet e pavarura për të përmbushur të gjitha detyrimet që kanë të bëjnë me udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave dhe në përgjithësi për procesin e integrimit evropian. Ka qenë një takim shumë i frytshëm dhe bashkëpunues”, theksoi Meta. Ndërkohë pas interesit të mediave, nëse gjatë takimit ai kishte bashkëbiseduar me Kryeprokuroren Ina Rama për heqjen e imunitetit të dy ministrave Basha dhe Mediu, zv/kryeministri Ilir Meta është shprehur duke mohuar në mënyrë kategorike këtë gjë. Meta shtoi se qeveria është gati të pranojë çdo kërkesë për këtë çështje, duke përfshirë dhe votimin e ligjit me votat e opozitës. “Sa herë Prokuroria të kërkojë heqjen e imunitetit për cilindo deputet, do të ketë votën time dhe të gjithë deputetëve në Parlament. Për të zgjidhur njëherë e mirë punën e imuniteteve ne ftojmë opozitën të vijnë e të votojnë për kufizimin e imuniteteve”, shtoi Meta. Gjithashtu Ilir Meta dënoi dhe aktin e dhunës së ushtruar një ditë më parë ndaj gazetarit Mero Baze duke kërkuar zbatimin e ligjit për autorët e kësaj ngjarje të rëndë. E. Qyno
Përshtypja
Takimi Rama-Meta është parë shumë pozitiv dhe bashkëpunues midis institucionit të akuzës dhe organeve të tjera të varura nga qeveria. Përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme shprehen të gatshëm për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, por sipas tyre pa mbështetjen e ekzekutivit, akuza në këtë drejtim nuk mund të fitojë luftën e vetme. Nisur nga kjo situatë ata shprehen që nga ky takim të shkrihen akujt midis dy institucioneve.