E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Po të mos na bllokojë opozita, për 6 javë plotësojmë kushtet për statusin kandidat

Share

Kryeministri Sali Berisha, i ndodhur në Bruksel ku mori pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane, tha se shkaku i vetëm pse opozita nuk e merr statusin kandidat është opozita. Berisha tha se nëse opozita do tregohej bashkëpunuese, për 4-6 javë do plotësoheshin kushtet për të marrë statusin. Edhe pse Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle theksoi sot se BE do të shohë raste konkrete të luftës ndaj korrupsionit, Berisha e kufizoi gjithçka kërkon Brukseli tek disa ligje që duhen miratuar me opozitën. Kjo e fundit dha konsensus sot për kodin e ri penal. A thua sa jemi afruar me BE-në?

Më poshtë janë përgjigjet e Berishës për TVSH-në.

Pas fjalimit tuaj, keni përshtypjen se liderët e djathtë kanë një perceptim të drejtë për reformat në Shqipëri, çfarë shkon e çfarë nuk shkon?

Unë mendoj se kam qenë gjithnjë një intelokutor i besueshëm dhe transparent me miqtë e mi. Unë sjell këtu  të gjitha të vërtetat e zhvillimeve në Shqipëri dhe i përmbahem tezës se; ky duhet të jetë veçse një proces i merituar. Natyrisht, besoj se është e qartë dhe nuk di ndonjë njeri në familjen e Partive Popullore Evropiane që të mos ketë kuptuar me kohë se, njeriu që bërtet është edhe ai që vetëbllokon. Kjo tani është evidente. Por përsëri ka pasur një progres. Ka një qëndrim momental, i lidhur me siguri me zhvillimet e kësaj jave në Bruksel, pasi ka një përqendrim të veçantë mbi reformat në Ballkanin Perëndimor dhe ecurinë e tyre. Le të shohim se çfarë qëndrimesh do të mbajnë. Qëndrimi bllokator i tij është tashmë i njohur, jo vetëm nga qendra e djathtë, por nga të gjitha rrymat politike të Evropës.

Ne kemi dëgjuar z. Doul i cili ka thënë se e mbështet statusin e Shqipërisë, Komisioneri po ashtu. A e mbështesin liderët e tjerë dhe a keni vërtetë përshtypjen se ky është një bllokim momental?

Kryeministri Berisha: Unë e kam theksuar dhe e theksoj se absolutisht nuk ka asnjë pengesë, përveç faktit se opozita shqiptare bllokoi për dy vite më radhë votimin e reformave evropiane. Unë e kam theksuar dhe e theksoj; nuk mund ti kërkoj kërkujt që të mbështesë statusin për Shqipërinë, në një kohë kur partia kryesore opozitare, në një rast unik në Evropë, nuk voton reformat e drejta të kërkuara për procesin e afrimit të mëtejshëm me Bashkimin Evropian. Ata që e konceptuan  dhe e konceptojnë bllokimin si një mjet për të dëmtuar qeverinë dhe që dëmtojnë vendin e tyre, ata natyrisht do të kenë të gjitha përgjegjësitë para shqiptarëve.

Reforma zgjedhore është kushti kryesor për marrjen e statusit, si e gjykoni ecurinë e deritanishme dhe a mund të plotësohet ky kriter para qershorit?

Absolutisht mund të plotësohet. Mund tu them se, me vullnet të përbashkët, mund të bëhet edhe për 4 deri 6 javë, sepse ne kemi bërë të gjitha lëshimet  e duhura. A e dini ju që për adresimin e rekomandimeve të ODIHR ne i kemi njohur PS-së pothuajse ekskluzivitetin e paraqitjes së amendamenteve?. Natyrisht, tryezë nuk do të thotë diktat, do të thotë arsyetim dhe mirëkuptim. Ky proces nuk ka asnjë vështirësi, sepse rekomandimet janë të qarta. Në rast se dikush, për ta bllokuar atë, sjell gjëra që nuk janë rekomanduar kurrë, apo e militarizon siç e keni marrë vesh dhe ju, kjo është tjetër gjë. Ata kanë kërkuar dënime me 8 vjet për komisionarët. Kur e thashë këtë gjë këtu në samit, u çuditën. Gjëra të tilla dalin jashtë çdo lloj logjike demokratike. Por, megjithatë ne mbetemi të vendosur, të hapur, të punojmë me intensitet, me besim të plotë, me institucionet ndërkombëtare,  për ta kompletuar atë sa më shpejtë.

Ju parashikoni 6 javë për këtë reformë, po për reformat e tjera do keni oferta?

Ne jemi të prirur të punojmë intensivisht për kompletimin e saj. ODIHR dhe Komisioni i Venecias kanë kontraktuar ekspertët më të mirë të Evropës dhe botës për zgjedhjet, pra që janë të njohur në gjithë botën. Nuk ka çfarë pengese të ketë këtu. Ne kemi garanci të plotë që këta ekspertë do tu përmbahen standardeve. Për shembull; u bë një kërkesë që të përdoren gjurmët e gishtave. Një kërkesë të tillë e kishte bërë Hugo Chavez. Pra rezultoi se kjo ishte një kërkesë e tij. Dhe është bërë për të justifikuar zgjedhësit. Por, le ti lëmë këto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›