E Diel, 1 Nëntor 2026

350 të pushuar nga puna në 6 muaj, Lulzim Basha më keq se Kelmendi e Brojka

Share

Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak, kryetari i grupit të këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi, akuzoi kryebashkiakun Lulzim Basha se po bën emërime politike. Dalipi tha se janë 350 të pushuar nga puna në gjashtë muaj, një rekord që nuk e kishte vendosur as Sali Kelmendi dhe as Albert Brojka. Dalipi ka sjellë në këshillin bashkiak gazetën Tema dhe Shqiptarja.com, që kanë denoncuar skandalin e shkarkimeve të motivuara politikisht. Aldrin Dalipi u shpreh po ashtu se Basha ka një axhendë politike dhe jo qytetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›