E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Policët ishin heronj

Kryeministri priti sot familjarët e atyre që u përballën direkt me dhunën e protestuesve që Partia Socialiste në krye të opozitës, thirri të premten e 21 janarit. Nga Express më 27 janar 2011 në ora 14:42

Kryeministri Sali Berisha priti sot familjarët e atyre që u përballën direkt me dhunën e protestuesve që Partia Socialiste në krye të opozitës, thirri të premten e 21 janarit para Kryeministrisë.

Sipas kreut të qeverisë, policia dhe Garda qëndroi përballë kësaj vale duke i bërë një shërbim historik vendit, pasi ishin ata që çuan në dështim stadin e parë të puçit kundër shtetit.

Kreu i qeverisë theksoi se kryetari i opozitës veproi më 21 janar mbi policinë e shtetit, mbi mbrojtësit e institucioneve me të njëjtën ndjenë dhune me të cilën ka trajtuar familjarët e tij.

Ndërkaq, kreu i qeverisë i kërkoi llogari kryeprokurores Ina Rama, pse mashtroi qytetarët duke deklaruar se nuk ka asnjë padi për organizatorët që u ngritën kundër rendit kushtetuese.

Kryeministri deklaroi gjithashtu se kriminelët janë të pashpresë pasi do të përgjigjen para ligjit njësoj si çdo zyrtar shteti.

Për çdo gjë kryeministri theksoi se do të jetë brenda kuadrit kushtetues, por duke dhënë këtë paralajmërim. /abcnews/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›