E Shtunë, 31 Tetor 2026

MEF: Norma e TVSH-së nuk ndryshon

Nga Express më 27 janar 2011 në ora 17:25

Ministria e Ekonomisë dhe e Financave (MEF) në kuadër të aktiviteteve që bënë në agjendë nuk e ka ndryshimin normës së Tatimit në Vlerën e Shtuar, andaj deklaratat për ndryshimet e mundshme të këtij tatimi dhe shqetësimet se me këtë do të rrezikohet ndjeshëm standardi i qytetarëve janë të pabaza.

Në një komunikatë për media MEF-i shpreh përkushtimin për krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për bizneset, ndërsa mbi këtë bazë përkujton se ka aktivitete të vazhdueshme, që nënkupton edhe komunikimin përhershëm me bizneset, asociacionet edhe sindikatat.

MEF ka bërë të ditur se një takim i ngjashëm është mbajtur në fillim të kësaj jave, ku është debatuar për shqyrtimin e mundësive për përmirësimin e ambientit investues për bizneset përmes sistemit tatimor dhe doganor.

“Takimi ka pasur për qëllim që të dëgjohet zëri i bizneseve kosovare lidhur me ndryshimet e mundshme të politikave fiskale dhe në këtë takim as që është përmendur mundësia për ngritjen e TVSH-së. Madje, angazhimi i MEF-it është përqendruar në gjetjen e mundësive që për disa artikuj të ulet norma e TVSH-së, apo edhe të lirohen krejtësisht nga ky obligim. Por, të gjitha mbesin punë për institucionet që do të dalin nga zgjedhjet e fundit, duke përfshirë edhe Kuvendin e Kosovës, i cili është kompetent për ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me politikat fiskale”, thuhet në komunikatë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›