E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hague për vizitë në Siri

Nga Express më 27 janar 2011 në ora 16:30

Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague ka mbërritur në kryeqytetin sirian Damask në kuadër të një vizite zyrtare.

Hague u takua me presidentin e Sirisë, Bashar Al Assad dhe sekretarin e jashtëm Walid Moualem.

Vizita vjen në kohën kur janë rritur tendosjet në Libanin fqinj, lidhur me qeverinë e bashkimit, pasi Hezbollah u tërhoq nga qeveria në fillim të muajit.

Kjo është e para vizitë e këtij niveli të lartë nga një ministër britanik, që kur qeveria e koalicionit erdhi në fuqi në Britani vitin e kaluar.

Nën qeverinë laburiste ka pasur vizita, por jo të nivelit të lartë tek qeveria siriane dikur e izoluar.

Por tani Britania, si shumë vende të tjera, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara duan të jenë të angazhuara me Sirinë.

Procesi i paqes në Lindjen e Mesme ishte një prej çështjeve kryesore që u diskutuan.
Por është situata në Liban ajo që përbën shqetësim.

Britania kërkon nga Siria që të ndihmojë për të stabilizuar Libanin, përmes ndikimit që ka mbi grupin militant shiit Hezbullah.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›