Rama: Brenda javës, PS draft në Kuvend

Deklaratat e Ramës u bënë menjëherë pas takimeve që zhvilloi me ministrin e Jashtëm italian dhe atë grek në selinë rozë.
“Theksuam domosdoshmërinë e mospërsëritjes së farsave elektorale të vitit 2009 e të majit 2011 në Tiranë dhe angazhimin tonë për një reformë zgjedhore që të adresojë të gjitha rekomandimet e bëra në raportin e qartë të OSBE/ODIHR-it. Në këtë drejtim i kërkoj grupit parlamentar të mandatojë deputetin Damian Gjiknuri dhe deputeten Vasilika Hysi për të diskutuar me palën tjetër lidhur me metodologjinë e punës për këtë reformë themelore”, theksoi Rama.
Ai shtoi se reforma zgjedhore s’mund të nisë me ngritjen formale të një komisioni parlamentar pa pasur “paraprakisht një hartë konsensuale veprimi dhe një kalendar të miratuar bashkërisht për të gjithë hapat deri në miratimin e ndryshimeve të nevojshme me transparencë të plotë ndaj të gjitha partive parlamentare e jo parlamentare e ndaj vetë publikut shqiptar. Të dy deputetët duhet të organizojnë thithjen e mendimeve nga grupi, nga baza e Partisë Socialiste, nga forcat aleate të Opozitës së Bashkuar dhe nga shoqëria civile”.
Rama paralajmëroi se brenda kësaj jave, grupi i PS-së do të depozitojë në Kuvend “draftin e përgatitur të ndryshimeve që, sipas nesh, janë një kusht i patjetërsueshëm për ta futur parlamentin në binarët e normalitetit evropian të funksionimit të jetës parlamentare”. Sipas kreut socialist, 12 kriteret e Bashkimit Evropian janë pika orientimi të palëvizshme që opozita mund të luaj rolin e saj në Parlament.
“Për sa i takon ligjeve që kërkojnë votën tonë për të garantuar shumicën e cilësuar prej 3/5 të Kuvendit, u shprehëm miqve e partnerëve fqinj në takimin e sotëm të njëjtin qëndrim të bërë publik. Nuk do të votojmë projektligje të paharmonizuara me një vizion solid të ndërtimit e të funksionimit të shtetit shqiptar dhe nuk do ta ngremë kartonin jeshil sa për t’i hedhur hi syve Brukselit me arna të quajtura rëndom reforma integruese”, shtoi Rama. /S.Lleshi/Start/
2011-09-12 16:52