Berisha Premtimet Rames si skecet e Gezim Krujes
Kryeministri Berisha ka gjetur kohë mbrëmjen e sotme që të komunikojë në rrjetin social “Facebook” me mbështetësit e tij. Ai është ndalur në një moment të fushatës elektorale të kreut Rama, e konkretisht në premtimet që ai anonçon për qytetarët, duke e krahasuar me skeçet e Gëzim Krujës.
“Të dashur miq. Premtimet e zotit Rama janë si ne skeçin e Gëzim Krujës. Kohët e fundit zoti Rama ne disa takime, i pyetur nga socialistet për programin ekonomik te Partisë Socialiste është përgjigjur se për zbatimin e programit ekonomik te PS, një mandat është i pamundur prandaj i duhen dy mandate. Ne njërin nga këto takime nje socialist shkodran i thotë: Ju shoku kryetar po me kujtoni një skeç te humoristit tone Gëzim Kruja ne te cilin gruaja pyet te shoqin se çfarë peshqeshi ka me i ba ai për 8 mars. Burri i premtoi te shoqes si peshqesh një pale vathe. Dita e festes erdhi dhe e shoqja, tan qejf, po priste peshqeshin e premtum. Mirëpo kur ajo pyeti te shoqin për vathet, ai tan habi ju përgjigj: shpirt a ke harru se ne këtë vit e lame qe ti me shpu veshët dhe unë vitin tjeter me te ble vathet. Uhhh me marrsh te keqen, çfar rrenet! Mu veshët mi ka shpu nanadaje qysh ne kopsht”, shkruante Berisha në “Facebook”.