Berisha Nxitje per investimet amerikane
Kryeministri Berisha priti një grup kongresmenësh amerikanë, të shoqëruar edhe nga përfaqësues të disa bizneseve dhe kompanive prestigjioze amerikane.
Kryeministri Berisha i njohu për ecurinë e reformave në të gjitha fushat dhe plotësimin e standardeve për të ecur përpara me shpejtësi drejt anëtarësimit në BE.
Kongresmenet thanë se ndodhen në Shqipëri për të ripohuar mbështetjen e tyre të plotë ndaj qeverisë shqiptare dhe përpjekjeve të saj për të konsoliduar edhe më tej standardet demokratike në vend, por edhe për të nxitur investitorë të rëndësishëm amerikanë për të ardhur në Shqipëri, në një klimë të favorshme biznesi, krijuar 7 vite e fundit. Sektor tërheqës për investime amerikane u evidentua ai i energjisë, mineraleve, turizimi, apo privatizimet e rëndësishme. Kryeministri Berisha i njohu miqtë amerikanë për takimin me Sekretaren e Shtetit Klinton ku rikonfirmua bashkëpunimi i suksesshëm dypalësh, por edhe në atë ndërkombëtare mes dy vendeve. Kongresmenet vlerësuan arritjet e qeverisë gjatë kësaj periudhe, si ndërtimi i infrastrukturave madhore me rëndësi kombëtare, si rruga Durrës-Kukës-Morinë ashtu edhe reformat për përgatitjen e vendit për integrim në BE.