Berisha: Presidenti i ardhshëm nga mazhoranca
29/02/2012 Kryeministri komenton zhvillimet politike. “Partia e Topit? Atë nuk e voton as i vëllai”
Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë duket se do të dalë nga Partia Demokratike. Pak ditë pas takimit të ish-kryeministrit Nano me ambasadorin e SHBA-ve Arvizu dhe pak kohë nga shpallja e ambicies së liderit të së majtës për të kandiduar në postin e presidentit të ardhshëm, Kryeministri Berisha përsëriti se kreu i shtetit shqiptar do të jetë kandidat i mazhorancës. Pasditen e djeshme gjatë një konferencë për shtyp kreu i qeverisë ndër të tjera mbi këtë çështje deklaroi gatishmërinë e tij për të diskutuar edhe për kandidatura të tjera, në mënyrë që zgjedhja të jetë konform Kushtetutës. “Ne jemi të hapur të diskutojmë me të gjithë faktorët parlamentarë kandidaturat apo kandidaturën për president të Republikës, por në çdo rrethanë ne vetëm vendosim t’i japim vendit një president në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë. Do të jetë kandidat i mazhorancës, sikundër zoti Rama është i lirë dhe i ftuar të paraqesë kandidatin e tij dhe nuk ka asnjë pengesë me firma të deputetëve të paraqesë një ose dy kandidatë sipas dëshirës së tij. Ky nuk do jetë proces konfrontues, por kushtetues. Nuk di ndonjë njeri në kryesinë e PD-së për të cilin të thuash se ky nuk ka kapacitetet për të qenë president i Republikës, vlerësimet janë individuale”, tha Kryeministri. Referuar komenteve të ndryshme për ndryshimin e Kushtetutës, ai arsyetoi pse ajo nuk duhet ndryshuar. “Periudha në të cilën ne presidentin e zgjidhnim me 3/5-at mori fund në vitin 2008 me një marrëveshje për ndryshimin e Kushtetutës. Arsyetimi i atij ndryshimi është jashtëzakonisht solid, relacioni që shoqëron atë ndryshim fakton se qëllimi më madhor është të parandalohet një krizë institucionale, është parandalimi i futjes së Shqipërisë në një elektroshok zgjedhor njëvjeçar. Vendi nga i cili u mor ky model ishte Kushtetuta greke, një kushtetutë shumë e mirë përveç këtij neni. Për këtë nen u bënë zgjedhjet e parakohshme dhe ndodhi ajo që ndodhi në Greqi”, - deklaroi Kryeministri. Ai mohoi që zgjedhja e presidentit po mban peng mbledhjen e forumeve të PD-së. “A do të ishte korrekte që forumet të nxjerrin emrin e kandidatit për president ndërkohë që zoti Topi është ende në krye të detyrës? Kjo jo sa i përket zotit Topi si individ, por më shumë sa i përket institucionit të Presidentit të Republikës”, - tha Berisha. Në përgjigje të interesit të medies mbi llogaritë që vetë Kryeministri ka bërë për pasojat që do të sjellë për PD-në futja në skenën politike e një partie tjetër të qendrës së djathtë si ajo e Topit, ai u përgjigj: “Partia e tij, që votoi për Edi Ramën? Edhe vëllai tij ka votuar për mua dhe do të votojë për mua. Çfarë problemi të kem unë? Kjo i përmbledh të gjitha, edhe grupin, e i tejkalon.” Kreu i qeverisë shmangu komentet mbi sulmet e Kreshnik Spahiut, duke e cilësuar aleancën e tij “Aleanca Faqezi”.
Kreu i PD-së thyen heshtjen për largimet nga PD
“Oketa u afrua në PD si i ri e po largohet si një Namik Dokle”
Kryeministri Sali Berisha ka thyer heshtjen mbi largimin e deputetit Gazmend Oketa nga Partia Demokratike për t’iu bashkuar partisë së Bamir Topit. Ai tha dje se nuk i mban mëri deputetit të tij për këtë vendim, ndërkohë që e krahason këtë vendim me atë të rreth 20 vjetve më parë të Namik Dokles, sot deputet i Partisë Socialiste. “Oketa ka bërë zgjedhje tjetër, unë nuk i mbaj mëri. Keqardhje kam se hyri si përfaqësues i një brezi të ri dhe u largua si një Namik Dokle nga PD-ja. Kuvendi dhe muret e tij kanë memorie. Ndodhi në vitin 1991 që, kurban për Ramiz Alinë, Dokle pranoi të marrë vetëm votën e tij. Në vitin 2012, kurban për Bamir Topin, Oketa të marrë votën e tij. Këtë Oketa nuk duhej t’ia bënte vetes së tij”, - deklaroi kreu i qeverisë. Por sipas tij, shkaqet e ndarjes së Oketës nga PD-ja nuk duhen parë si pakënaqësi ndaj kësaj partie, por diku tjetër. “Në memorien time Oketa, si deputet apo edhe kur ishte ministër, nuk ka ngritur kurrë probleme në mbledhjet e grupit. Të besoj unë se ish-ministri i Mbrojtjes ishte frikacak, kjo nuk më vjen për shtat me problematikën. Deputeti Oketa ka marrë pjesë rregullisht në mbledhje deri në tetor dhe nuk ka ngritur ndonjëherë asnjë problem mes kolegëve. Shkaqet e këtij divorci duhet t’i kërkojmë tjetërkund”, - tha Kryeministri. Deputeti i PD-së, Oketa, ka deklaruar hapur largimin e tij nga partia në të cilën ka aderuar për dy legjislatura me radhë për t’iu bashkëngjitur partisë së Topit, parti e cila pritet të shpallet në fund të muajit mars. Ai do të përfaqësojë këtë parti deri në përfundim të mandatit të tij si deputet në zgjedhjet e radhës parlamentare, qershor-korrik të vitit 2013.
Berisha pohon: Statusi i kandidatit për vitin 2012 është i bllokuar, shpresë mbetet 2013-a
Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013. Pas bllokimit të kompromisit mes palëve në Komisionin parlamentar të Ligjeve për Kodin Penal, Kryeministri Berisha shprehet i keqardhur për sjelljen e opozitës në këtë moment, duke e akuzuar atë si bllokues të proceseve të integrimit, rrjedhimisht edhe të statusit për vendin kandidat. Sipas gjykimit të Kryeministrit, përgjigje më të mirë se ç’mund të marrë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm nga qytetarët shqiptarë nuk ka. “Rama bën bllokimin reformave pikërisht këtë javë kur në Bruksel do të diskutohet ecuria e reformave të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në Shqipëri raportohet se reformat janë bllokuar. Nuk shoh asnjë zgjidhje tjetër veç zgjedhjeve të 2013. Statusi kandidat për vitin 2012 është i bllokuar. Shpresë mbetet viti 2013, kështu që, sipas mendimit tim, vetëm qytetarët shqiptarë mund ta zgjidhin këtë punë në zgjedhjet e 2013-s”, - tha Berisha. Kryeministri tha se në të gjithë matematikën e tij Rama del humbësi i zgjedhjeve më 2013-n. “Më parë gjen një eskimez në shkretëtirë sesa bëhet kryeministër”, - deklaroi shefi i ekzekutivit shqiptar.
Për fotot e tij me bllokmenët
“E dhimbshme që i referohem një teme që duhej të ishte harruar. Shiko kryesinë e PS-së e shih si është ndërtuar në bibliografinë e etërve të tyre. Pse nuk ndodhnin këto gjatë kohës së Fatos Nanos? Atë që u bëra etërve të tyre edhe në katër breza nuk do të ma harrojnë.”
Sulm Prokurorisë
“Sa për hetimet e 21 janarit Prokuroria shet dosjet dhe dëmton hetimet. Me dosjet bëhet pazar. Nëse i shesin me lekë apo me politikë, nuk e di. Shesin të vërteta apo të gënjeshtra, një gjë është e sigurt: kjo është mënyra më e mirë për të shkatërruar hetimin.”
AK kërkon interpelancë me Berishën
Spahiu: Të sqarojë detajet e takimit me Samarasin
Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka akuzuar Kryeministrin Berisha për atë që ai e quajti “skandal të qeverisë shqiptare”, referuar takimit të Berishës me kreun e Neodemokracisë së Greqisë, Antoni Samaras. Gjatë një deklarate për mediet Spahiu i bëri një apel Kuvendit të Shqipërisë dhe deputetëve të tij të thërrasin në interpelancë kreun e ekzekutivit shqiptar për zbardhjen e detajeve të këtij takimi. “Cilat ishin termat e bisedës së Kryeministrit me Antoni Samarasin? Çfarë pazaresh u bënë në takim? Çfarë iu premtua Kryeministrit Berisha nga Antoni Samaras? Çfarë iu dha në këmbim? Cilat janë lidhjet serbo-boshnjake dhe cilat janë detajet e paktit? Është koha kur shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen. Ashtu si populli grek zboi klasën e vjetër politike, po kështu ka ardhur koha që shqiptarët të largojnë një herë e përgjithmonë lidershipin e krokodilit, që ka marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët”, - tha Spahiu. Kreu i Aleancës Kuqezi u shpreh optimist për fitoren e partisë së tij, fitore që do të çojë në minorancë të majtën dhe të djathtën. Ai akuzoi si të korruptuara qeverinë e Berishës dhe të Thaçit, që në vend që të bashkojnë shqiptarët i ndajnë.