Dështon pakti, PD rrëzon amendamentin e PS-së për Kodin Penal
29/02/2012 Opozita kushtëzon miratimin e Kodit në tërësi me pranimin e propozimeve të saj
Konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës po i humbet durimi. Një nen ishte i mjaftueshëm për të komprometuar bashkëpunimin katërmujor mes palëve në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjve. Gjatë shqyrtimit të amendimeve ligjore në Kodin Penal diskutimi mbi penalizimin e falsifikatorëve të statistikave zyrtare ka degjeneruar në nervozizëm mes ligjvënësve të Komisionit. Pas katër orë debatesh opozita kushtëzoi miratimin e Kodit Penal në tërësi me miratimin e propozimit të saj si kusht për vijimin e bashkëpunimit. Sipas socialistëve, të cilët iu referuan modelit grek, ku falsifikimi i statistikave solli dhe falimentimin e vetë shtetit, u shprehën se kalimi në varësi të Kryeministrit i Institutit të Statistikave mund të përsërisë skenarin. “Ne s’dëshirojmë të futim askënd në burg se punon te statistika, tek INSTAT-i, te Ministria e Financave apo te Kryeministria, meqë e keni merak. Ne kemi qëllim që të gjithë ata që mbi një dokument zyrtar ndërtojnë një spekulim, një mashtrim, një deformim të treguesve ekonomikë dhe financiarë të vendit. Këtu nuk është qëllimi as për të dënuar Institutin e Statistikave. Ne s’e votojmë nëse s’vjen mendimi nga Komisioni i Integrimit dhe i ekonomisë”, – tha Fatmir Xhafaj. Por kreu i Ligjeve, Ilir Rusmali, e kundërshtoi. “Fakti që insistohet më bën të dyshoj se ju nuk e doni miratimin Kodit. Kemi rënë dakord të ulen të trajtohen nga ekspertët. Kur të jenë pjekur kushtet, le të vijnë. E keni defektoz nga germa e parë tek e fundit. S’ka pika takimi, s’ka sens, nuk është në përputhje as me interpretimin tuaj. Ne si mazhorancë jemi kundër këtij propozimi, se propozimi ka defekte të rënda. Nëse ju kërkoni që këtë propozim ta mbani gjallë duke ua kaluar komisioneve të tjera, hajde bujrum! Ne s’kemi motiv t’i kthehemi, se opinioni ynë është që ka punë. E hedhim në tërësi”, – tha Rusmali.
Në përfundim, me 9 vota pro dhe 5 kundër mazhoranca në Komisionin e Ligjeve miratoi ndryshimet në Kodin Penal.
Ilir Rusmali
“Jemi para një situate që debati po na devijon nga konstruktiviteti. Siç ishte parashikuar, do të ishte debat emocional për shkak të qëndrimeve për statistikat zyrtare. Është përqasja më e gabuar e mundshme që mund t’i bëhet problemit, debati emocional dhe kriminalizimi i institucionit. Nuk e kam konkretisht për individë të caktuar, por kriminalizimi i statistikave zyrtare është shumë i gabuar.”
Fatmir Xhafaj
“Ligji përveç karakterit ndëshkues ka dhe qëllimin parandalues. Ai që bën statistika me qëllim ose me dashje, qoftë në bankë apo në INSTAT, ku do që ligji e njeh si subjekt, të mendohet mirë, se nuk të bëjë vetëm me pensionin. Ne duam të parandalojmë të gjithë ata zyrtarë që mbi ndershmërinë e punonjësve të statistikave duan të spekulojmë për të mbrojtur karrigen e tyre.”